kosovë

Kush është shqiptari i parë që takon kur vjen në Kosovë dhe cilat janë gjërat që i pëlqejnë më së shumti William Walkerit

Ambasadori William Walker në emisionin “ZEN” të T7 ka folur për shumë gjëra sa i përket jetës së tij, por ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka treguar se cili është shqiptari i parë që e takon kur vjen në Kosovë.

“Unë kurrë nuk hyj në Aeroportin Ndërkombëtar, Adem Jashari, pa personin e parë…fillimisht kaloj përmes emigracionit dhe aty gjithmonë ka fjalë, e dini, mirë se vini ambasador Walker. Po personi i parë që takoj është sot me mua, Hasan Salihu. Ai është njeriu im në Kosovë ose unë jam njeriu i tij në Kosovë…shoku im shumë i ngushtë. Ai do të jetë personi më i mirë në dasmën time, edhe pse ai tani jeton në Nairobi, Keni, përgjatë muajve të fundit. Por, ai më takoi këtë herë, dhe unë do të thosha se ai është personi i parë që e takoj dhe personi me të cilin jam zakonisht 12 orë në ditë.”

Walker ka treguar se cilat janë gjërat që i pëlqejnë më së shumti në Kosovë.

“Ju e dini se nuk do të them sistemi politik. E kisha fjalën për demokracinë, e dini? Nëse më duhet të zgjedh të vetmen gjë që më pëlqen më së shumti ose që më pëlqen më së shumti t’i përshëndes janë fëmijët. Janë fëmijët! Dhe është e vërtetë në diasporë kur shkoj në një ngjarje shqiptare në Shtetet e Bashkuara, në një dasmë ose në një pritje ose në një martesë, qoftë edhe kur vij këtu dhe shoh fëmijët, ata, së pari, sillen shumë mirë. Numë dy, kur janë katër vjeç ngrihen dhe mbajnë një fjalim ose recitojnë një poezi a diçka tjetër. Njëjtë edhe fëmijët në diasporë, fëmijët e vegjël flasin shqip. Jam shumë i impresionuar dhe më pëlqen të takoj fëmijët. Shumica prej tyre nuk dinë se kush është Ëalker. Kush është ky burrë me të cilin po më njohin prindërit e mi? Por, për një minutë ata thonë diçka të lezetshme. Kështu që unë i dua fëmijët këtu dhe në diasporë. Fëmijët shqiptarë janë për t’u admiruar. Pas tyre, mendoj se vijnë vetë njerëzit, populli në përgjithësi. Ata më thonë gjëra të bukura dhe në shumicën e kohës ndihem në siklet prej fjalëve të mira që m’i thonë. Shumë shpesh nuk di as si t’u përgjigjem. Do t’ua them një histori: unë erdha këtu pasi më vdiq gruaja ime e dytë, Dejzi. Këtu ishte bërë lajm, gazetat shkruanin se ajo kishte ndërruar jetë. Brenda dy javësh erdha për disa punë këtu. Gjithmonë më pëlqente të largohesha nga hoteli e të dal të ec përgjatë bulevardit Nënë Tereza. Jam mësuar të më afrohen e të kërkojnë një selfie ose për të më folur. Por, personi i parë që e takova ishte një burrë, dhe u habita sepse gjëja e parë që më tha ishte shprehja e ngushëllimeve. Kam dëgjuar që gruaja jote ka ndërruar jetë, më vjen keq.. . Dhe unë u mendova: ëoë, nuk isha i sigurt se si t’i përgjigjesha. Duke mos e ditur nëse ai fliste anglisht, apo jo?! Gjëja e dytë që më tha e më befasoi me të vërtetë ishte: ambasador, a po mendoni të martoheni sërish?”, ka thënë ai në “ZEN”. /GazetaExpress/

të fundit

“Kam një histori që nuk e di njeri”, Selin i rrëfehet Gj Gimbos: Babai im bëri një gabim, nuk e di nëse mami e ka falur

Selin Bollati i ka rrëfyer Dj Gimbos, një histori personale që lidhet me familjen e saj gjatë kohës që në…

29 minutes ago

Kënga e Gjestit vendoset në sfond/ Gimbo shpërthen në lot: O kjo këngë bre

Gimbo ka shpërthyer në lot ditën e sotme kur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është vendosur kënga më…

1 hour ago

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk. Madje…

1 hour ago

Kërkesa e Komisionit Xhafajt për një vizitë monitoruese, përgjigjja e SPAK: Bie ndesh me pavarësinë kushtetuese! Shprehim mosdakordësi për vizitën e datës 6 shkurt

SPAK është përgjigjur, pasi Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale”, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, ka bërë…

2 hours ago

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/ Reagon kreu i grupit të PD: Intimidimet ndaj prokurorisë, nuk e shpëtojnë dot qeverinë

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në…

2 hours ago

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të premten se Kosova ka nevojë për një marrëdhënie të re mes pushtetit…

3 hours ago