Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Fadil Nura në Kuvend në lidhje takimit që ai zhvilloi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg.
Në fjalën e tij Kurti nuk përmendi emrin e Hashim Thaçit, teksa e quajti ‘titullari i atëhershëm i institucioneve të Kosovës’ kur foli mbi marrëveshjen me NATO-n.
None found
“Marrëveshja në fjalë ka qenë dhe vazhdon të mbetet e dëmshme për interesat e Kosovës. Unë qëndroj prapa asaj që kam deklaruar. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e NATO-së, për shkëmbimin e letrave, dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij, por kam akuzuar titullarin e atëhershëm te institucioneve të Kosovës që ka vënë nënshkrimin në një marrëveshje të tillë”,- deklaroi Kurti në Kuvend.
Kryeministri theksoi se kjo është një e keqe e madhe që nuk mund të rregullohet me një takim.
“Marrëdhëniet me NATO do të thellohen nuk keni pse shqetësoheni. Më 19 prill 2013, ish kryeministri i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kryeministrin e Serbisë, aty janë rrënjët e së keqes. Njëra marrëveshje është bërë publike kurse tjetra jo ”, theksoi ai.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…