Categories: kosovë

Kurti: Vendimi i GJND-së i mbylli njëherë e mirë kontestimet mbi shtetësinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kujtuar sot ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin e saj këshillues, duke e vlerësuar si një pikë kyçe në rrugëtimin shtetëror të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, me atë akt u vulos fakti që shpallja e pavarësisë nuk përbënte shkelje të normave ndërkombëtare. Kjo, theksoi Kurti, iu dha fund përpjekjeve ligjore për të vënë në dyshim shtetësinë dhe e forcoi më tej pozitën e vendit në planin ndërkombëtar.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ai shkroi se opinioni këshillues hodhi poshtë një nga argumentet juridike më të përdorura kundër pavarësisë dhe mëvetësisë së Kosovës. Kurti nënvizoi se ai riafirmoi një parim me rëndësi botërore: e drejta ndërkombëtare nuk është instrument për të përjetësuar padrejtësi, por një hapësirë ku mund të gjejnë zbatim paqja, liria dhe vetëvendosja demokratike.

“Kur drejtësia interpretohet me ndershmëri, ajo nuk qëndron para lirisë si pengesë, por bëhet mburojë e saj”, shkroi më tej kreu i ekzekutivit në detyrë. Ai shtoi se për Kosovën, ky vendim përforcoi bazamentin e sovranitetit ndërkombëtar, ndërsa për komunitetin e shteteve solli një sqarim thelbësor: shpalljet e pavarësisë si të tilla nuk janë të ndaluara dhe secili rast do të analizohet mbi rrethanat dhe normat përkatëse.

Kryeministri theksoi gjithashtu se trashëgimia e këtij opinioni nuk ruhet vetëm përmes përkujtimit. “Ajo duhet të justifikohet çdo ditë, me institucione që funksionojnë, me sundim të ligjit dhe një Republikë që legjitimitetin e vet e forcon përmes punës, zhvillimit dhe përgjegjshmërisë”, përfundoi Kurti.

Në fund të kumtesës së tij, kryeministri në detyrë kujtoi edhe figurën e gjyqtarit Hisashi Owada, i cili drejtonte Gjykatën në atë kohë. Vitin e kaluar, profesor Owada u nderua nga Universiteti i Prishtinës me titullin “Doctor Honoris Causa”, në shenjë mirënjohjeje për karrierën e tij të gjatë në shërbim të drejtësisë globale dhe paqes.

të fundit

Chelsea vë në shënjestër Alex Scott pas goditjes së madhe me Rogers

Chelsea ka kthyer menjëherë vëmendjen te një tjetër yll i Ligës Premier, vetëm pak orë pasi kompletoi transferimin rekord të…

2 seconds ago

Shtetasi turk arrestohet në Deve Bair, paraqiti dokumente të rreme për kamionin

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk i cili është kapur me dokumente të falsifikuar për një automjet të…

3 minutes ago

Gjendet pa jetë në Paris agjenti i modeleve që lidhej me Epstein, emri i tij përmendet mbi 2 mijë herë në dosjet amerikane

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes…

6 minutes ago

Eurodeputeti Fragkos: Shkupi, “shtet pa bazament historik”, kërkesa për anëtarësim në BE është qesharake

Eurodeputeti grek në Parlamentin Evropian Emanuil Fragkos (Fragkulis), ka adresuar kritika të ashpra ndaj eurointegrimit të Maqedonisë, duke e quajtur…

15 minutes ago

Return of Serbian prosecutors rejected by KPK – Burjani: Return cannot be automatic

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik, hodhi poshtë kërkesën e pesë prokurorëve serbë dhe…

17 minutes ago

LDK signature verification completed, no date yet for the Assembly

Ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku…

17 minutes ago