kosovë

Kurti: Tërheqja e mjeteve, rrënim i Trustit Pensional

Qeveria e Kosovës sërish është shprehur kundër një tërheqjeje të re të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trust.

Në mbledhjen e Qeverisë më 1 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nëse Kuvendi voton për një tërheqje të re nga Trusti, ky do të ishte “rrënim” i kursimeve të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Ai argumentoi se nga një vendim i tillë do të përfitonin një pjesë e vogël e qytetarëve.

“Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse mbi gjysma e tyre janë joaktive në Trustin Pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro, kurse 80 për qind të llogarive apo mbi 500 mijë sosh kanë në mesatare vetëm 1,100 euro në llogari. Pjesa më e madhe, apo gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8 për qind e bartësve të llogarive, pra që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara, 1.2 për qind përafërsisht e individëve që kanë llogari në Trust kanë në mesatare 30 fish më shumë se 80 për qind e qytetarëve me llogari të hapura në Trust”, tha Kurti.

Kurti tha se për shkak të rritjes së çmimeve të disa produkteve ushqimore, Qeveria më herët ka ndërmarrë vendime, në ndihmë të kategorive më të prekura, siç janë ata që përfitojnë skemat sociale dhe pensionistët. Ai kujtoi se ekzekutivi kishte dyfishuar ndihmat e skemave sociale për dy muaj dhe kishte dhënë 100 euro shtesë për çdo pensionistë.

Subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.
Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër një tërheqje tjetër të mjeteve të Trustit./rel

të fundit

Planet për kursime të thella në Volkswagen, zbardhen modelet që rrezikojnë të dalin nga prodhimi

Sipas raportimeve të fundit, Grupi Volkswagen po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së prodhimit të disa modeleve për të ulur kostot…

20 seconds ago

Takim i nivelit të lartë në FSK: Komandanti Jashari mirëpret ambasadorin britanik, në qendër të bisedimeve avancimi i forcës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim delegacionin britanik të udhëhequr nga…

37 seconds ago

Zbardhen emrat e katër të arrestuarve në Ferizaj, konflikti nisi për një pronë miliona euroshe

Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar pas një denoncimi për kanosje, ka përfunduar me arrestimin e katër personave…

1 minute ago

Nga dëmtimet e shpeshta te lavdia: Si jeta familjare solli transformimin e Ousmane Dembeles

Nga një futbollist i dëmtuar shpesh, te fitues i Topit të Artë dhe një nga yjet kryesorë të Francës në…

7 minutes ago

SPAK ndryshon qëndrim! Lejon takimin e avokatëve ndërkombëtarë me kryebashkiakun Erion Veliaj

Pas një periudhe 500-ditore refuzimesh të vazhdueshme, Prokuroria e Posaçme, ka autorizuar më në fund takimin e avokatëve ndërkombëtarë me…

8 minutes ago

Zbulohet plani sekret “Maçoku me çizme” i Mossadit: Si synohej rrëzimi i regjimit iranian përmes kurdëve dhe Ahmadinejadit

Televizioni izraelit Channel 13 ka nxjerrë në dritë hollësi mbi një plan të dyshuar të fshehtë të shërbimit inteligjent izraelit…

8 minutes ago