kosovë

Kurti takon në Mynih admiralin amerikan të NATO’s, flasin për situatën e sigurisë në kufirin Kosovë-Serbi

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, është duke zhvilluar një mori takimesh.

Ai ka takuar edhe Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Kurti para Munsch ka shprehur synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Aleancën Veri-Atlantike.

“Diskutuan për situatën e sigurisë në vend, me theks te siguria e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes me KFOR-in. Kryeministri Kurti tha se ka komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it në Kosovë, dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për anëtarësim në NATO, duke veçuar faktin që Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje në përputhje me kriterin e NATO-s prej 2% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti ka shprehur falënderim ndaj admiralit Munsch dhe NATO-s për bashkëpunimin e afërt, kontributin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se autorët e këtij sulmi ende janë të lirë në Serbi.

të fundit

Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh është gjetur pa…

58 seconds ago

Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku…

28 minutes ago

E ëma po lufton me sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh ma (FOTO)

Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira…

1 hour ago

Vendimi i UEFA-s, ndryshim drastik për Kombëtaren në pjesën e dytë të vitit 2026

Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë…

2 hours ago

Reshjet e dëborës në Shkodër/ Policia apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

Këtë të premte vendi ynë, është mbërthyer nga i ftohti dhe reshje shiu dhe dëbore, Temperaturat e ulëta kanë përfshirë…

2 hours ago

Burri polic dhe gruaja mësuese/ Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Lezhë

Këta që shihni në foto, janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, të cilët humbën jetën në…

3 hours ago