Kryetari i LVV-se Albin Kurti ka kritikuar LDK-në për pozicionin neutral që ka mbajtur deri më tash.
“Unë kam pasur takime dhe kam synuar takime vetëm me Lidhjen Demokratike dhe me Nismën Socialdemokrate. Kam besuar që me udhëheqjen e re të LDK-së ne mund të bëjmë një koalicion. Kryetari i ri i LDK-së në vitin 2021 është uruar prej meje. Ai ka qenë ministër i imi dhe unë kam besuar që mund të bashkëpunojë. Në anën tjetër, partia tjetër që kam synuar të bëjë koalicon udhëhiqet nga z. Limaj. Ajo doli nga AAK-ja dhe me këto të dyja kam synuar. Nuk kam synuar me të tjerat”, tha sot kryetari i Vetëvendosjes në një konferencë për media në qeveri.
None found
Ai konsideroi se sjellja e LDK-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është e pakuptimtë.
“Unë nuk po e kuptoj saktësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, të ju them sinqerisht. Nuk duan qeveri të udhëhequr nga unë dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk duan të formojnë qeverinë e tyre me partitë e tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do ta përsërisin atë slloganin që ne dalim të parët. Po nuk dalin të parët. Është një çik e çuditshme për mua kjo sjellje. O bën koalicion si i treti më të parin, ose bëjë koalicion me të dytin kundër të parit. Diçka duhet të bësh”, tha ai.
“Njëherë e kisha përshtypjen që me të vërtetë ndoshta e kanë me mua personalisht. Thjesht, s’duan që Albin Kurti të jetë kryeministër, por kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë kundër edhe kandidatëve lokal të LDK-së që po duan të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen. Mirë, Albin Kurti nuk bën për kryeministër. Por pse nuk bën Sylejman Meholli për kryetar të Vushtrrisë. D.m.th tash po na del që nuk është problemi vetëm me mua, problemi është me komplet fituesin e zgjedhjeve që i ka marrë 400 mijë vota”, u shpreh Kurti.
Në listën “Europe’s Most Wanted” janë përfshirë gjashtë gra të kërkuara nga autoritetet e vendeve të ndryshme evropiane. Mes tyre…
Ndërsa Mali i Zi po fillon kontrollet mbi lidhjet midis medias, telekomunikacionit dhe Alta Bank, në Maqedoni gjithçka është provuar…
Avokati i njohur Saimir Vishaj, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.…
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është plagosur aksidentalisht me armë zjarri në një poligon qitjeje në Los Angeles, të…
Dy persona, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu gjatë natës një…
Kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, reagoi me një postim në Facebook pas humbjes së kandidatit të koalicionit "Maqedonia…