Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka qenë Serbia ajo që e ka shkelur vetë Marrëveshjen e Brukselit ku është edhe pika e Asociacionit. Sipas Kurtit, kjo ndodhi kur Serbia iu dërgoi letra vendeve anëtare të BE-së pasi Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim.
“Presidenti i Serbisë i ka dërguar letra vendeve anëtare të BE-së, sidomos pesë shteteve mosnjohëse kundër aplikimit të Kosovës në BE. Me këtë rast ajo e ka shkelë marrëveshjen më të dashur të Brukselit, atë të 19 prillit 2013, në pikën 14 ku thuhet se Kosova e Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën për integrimet europiane. Pra marrëveshjen me 15 pika, ku gjashtë pikat e para janë për Asociacionin e ku është edhe pika e 14-të, është shkelë tashmë nga Beogradi prej momentit kur i kanë dërguar letra vendeve të BE-së”, tha Kurti.
Ai shtoi se kjo marrëveshje u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, por s’është ratifikuar në atë të Serbisë.
“Kosova, jo vetëm që është shtet i pavarur, por është aq shumë shtet i pavarur nga mosnjohja e Serbisë. Besoj që nervoza në Beograd vjen pikërisht nga kjo pavarësie e dyfishtë e Kosovës. Të pavarur si Republikë, por të pavarur edhe nga mosnjohja e Serbia”, tha Kurti.
Më 15 dhjetor Kosova dorëzoi dosjen për anëtarësim në Pragë. ndërkohë, Kurti tha se presidenti serb i dërgoi letrat drejt vendeve anëtare të nesërmen ose të pasnesërmen pas kërkesëspër anëtarësim. / albeu.com
None found
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…