kosovë

Kurti: S’dua luftë, s’dua t’iu bartet gjeneratave të reja, lë të kryhet kjo punë me mua, Xhelalin dhe Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në konferencë për media se çfarë është duke bërë Kosova për t’i ruajtur kufijtë pas alarmimeve të bëra se Radojiçiq po përgatit sulme të reja në Kosovë. Kurti ka thënë se Policia e Kosovës është duke patrulluar bashkë me KFOR-in dhe sipas Kurtit kjo ka bërë që të zmbrapsen nga planet për sulm të radhës në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka falënderuar edhe AKI-në duke thënë se është duke treguar një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka potencuar se kur AKI-së i shtohet edhe bashkëpunimi me aleatët, atëherë sipas Kurtit, Kosova është e gatshme për t’i zmbrapsur suksesshëm kushdo që mendon të sulmojë Kosovën, shkruan Express.

Të lidhura

None found

“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur Kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që ti zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.

Kryeministri tutje ka thënë se Beogradi po dëshiron qartazi që t’ua bartë konfliktin gjeneratave të reja në Serbi. Kurti ka thënë se si politikan nuk dëshiron që konflikti të bartet të brezat e ri duke potencuar se dëshiron që konflikti “të kryhet me Xhelalin dhe mua”

“Barrikadat vitin e kaluar dolën të ishin kot, edhe këto sulme dëme të përkohshme por kot. Lënduan ushtarët e KFOR-it, vranë Afrim Bunjakun, u vranë 3 serb të grupit të Radojicict, dy prej tyre kanë qenë fëmijë në kohë të luftës në Kosovë 98-99, sepse për mua është e qartë që dikush në Beograd dëshiron që konflikti të iu mbetet gjeneratave të ardhshme. Unë jam një politikan që dëshiroj të mos ketë luftë më dhe ju brezat e ri të mos e merrni vesh kurrë cka është lufta. Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vucicit. Por mos të bartet lufta, gjakderdhja tek brezi i ri. Tash me këta terroristë që u vranë, ka një cytje e orkestrim që konflikti të bartet tek brezi i ardhshëm. Kjo është brengosëse për mua në aspektin socio-historik. Sepse nëse vdesin brezat e rinj pa e ditur çfarë ka ndodhur më 1999, është përgatitje për brezat e ardhshëm që të përjetojnë tragjeditë që i kemi pasur edhe ne. Duhet të ndërpritet kjo. Duhet të përgatitemi për integrime dhe të orientohemi kah normalizimi i raporteve. Ky është synimi ynë, por s’është kollaj sepse po përballemi me një Serbi agresive dhe armiqësore”, ka thënë Kurti. /Express/

Tags: Albin Kurti

të fundit

Meteorologia paralajmëron një javë përvëluese: Temperaturat shënojnë vlera deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal…

13 minutes ago

64 shoferë të arrestuar gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut, mbi 1400 shkelje trafiku të evidentuara

Fundjavën e kaluar, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha…

15 minutes ago

Më kë futbollist do dilte në një takim? Livia: Mendoj se është simpatik…

Moderatorja e njohur, Livia Brunga, e ftuar në emisionin “Top Arena”, është vendosur përballë disa pyetjeve ‘pikante’ nga Françeska Rustemi.…

19 minutes ago

Goditja amerikane mbi një bazë iraniane lë një të vdekur e shtatë të plagosur

Zëvendësguvernatori i provincës Isfahan konfirmoi se si pasojë e një sulmi amerikan mbi një bazë ushtarake në këtë rajon, të…

20 minutes ago

Përcaktohen datat e përballjeve Tirana-Partizani për kampionatin e ardhshëm të Superiores

DERBI/ Tirana - PartizaniDisa minuta më parë në ambientet e FSHF-së, u hodh shorti për Abissnet Superiore, sezoni 2026-2027 [...]Read…

21 minutes ago

Irani paralajmëron SHBA-në: Marrëveshja në krizë, “nuk do të hezitojmë të mbrohemi”

Esmail Baghaei, zëdhënësi i diplomacisë iraniane, ka pohuar se marrëveshja mes Teheranit dhe Uashingtonit po përjeton një krizë të thellë,…

21 minutes ago