kosovë

Kurti refuzon urdhrin për të shkuar në Prokurori, publikon axhendën: Jam në aktivitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të dëshmojë në Prokurorinë Speciale. Ai është urdhëruar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në orën 10:00, në Prokurorinë Speciale.

Megjithatë, bëhet me dije se po në të njëjtën ditë, kryeministri do të marrë pjesë në një aktivitet të ministrisë së Arsimit. Kështu, sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Albin Kurit do të marrë pjesë në vendosjen e gurit të themelit të çerdhes së re në Gjilan.

Të lidhura

None found

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë, zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e kishte konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi.

të fundit

Robbed two banks in Tirana of 120,000 euros / Robert Duka: “I lost the money at casinos and gave two friends 3,000 euros each because…

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…

6 minutes ago

Orders from above” / BIRN: Police have issued multiple fines and detained peaceful protesters

Prej miratimit të akteve normative, Policia ka gjobitur mbi 100 protestues paqësorë dhe ka shoqëruar në komisariate shumë prej tyre,…

6 minutes ago

Buying a home in Albania is 76% more expensive relative to income than ten years ago

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë…

6 minutes ago

Presidency denies removal of Rugova’s photograph and the Declaration of Independence

Presidenca reagon pas kritikave për fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia…

7 minutes ago

Four parliamentary committees expected to meet today

Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, ndërsa në rend dite kanë çështje të ndryshme…

7 minutes ago

Letter from London on the Specialist Chambers prompts Bytyçi to urge Kosovo to exercise caution: Hasty actions could have serious consequences

Letra e kryeministrit britanik, Andy Burnham, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, në të cilën rikonfirmohet mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për…

7 minutes ago