Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur krijimin e Qeverisë Kurti 4, duke thënë se drejtimi i saj do të përqendrohet te shërbimi ndaj qytetarëve dhe mbështetja e familjes.
None found
Sipas tij, mandati i ri synon të rikthejë në jetën e përditshme sigurinë dhe mirëqenien, ndërsa investimet dhe prodhimtarinë pritet t’i japin më shumë dinamizëm veprimtarisë sipërmarrëse.
Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk e sheh rishpërndarjen sociale si pengesë për ekonominë. Përkundrazi, ai e ka cilësuar atë si nxitës të zhvillimit ekonomik.
Kryeministri ka thënë se shpërndarja e rritjes ekonomike ka ndihmuar në uljen e varfërisë dhe pabarazisë, si dhe ka rritur kërkesën në ekonomi, duke sjellë më shumë qarkullim për bizneset dhe shtim të mëtejshëm të pasurisë.
“Qeveria jonë është shërbim për publikun dhe jo privilegj për pakicën. Ky mandat synon ta rikthejë fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në përditshmërinë e qytetarit, si dhe investimet e prodhimtarinë në kulturën e ndërmarrësisë”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se politika e qeverisë nuk synon të subvencionojë pasurinë, por punën që e krijon atë, duke vënë theksin te qasja publike dhe universale, e jo te rezultatet e veçanta private.
“Gjatë këtyre pesë viteve, ndonëse pothuajse një vit e gjysmë kemi qenë Qeveri në detyrë, kemi ndërtuar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar kryeministri.
Kurti ka uruar Qeverinë Kurti 4 dhe kabinetin e udhëhequr prej tij për nisjen e mandatit të ri.
MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…
Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…
Ka nisur protesta e 130 kundër qeverisë edhe sot më 7 tetor. Qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin Skënderbej, kanë…