Categories: kosovë

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti tha se ushtrimi i presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë, e cila vazhdon t’i mbrojë dhe glorifikojë kriminelët, si dhe të fshehë e mohojë krimet, është mënyra e vetme për të zbardhur fatin e personave të zhdukur me dhunë dhe për t’iu hapur rrugë proceseve të drejtësisë.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës së zhvilluar sot në Marinë dhe Llaushë të Skenderajt, Kurti takoi familjarët e veprimtarëve Salih Mëziu dhe Idriz Rrecaj. Të dy ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve dhe u rrëmbyen e u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë në prill të vitit 1999. Mbetjet e tyre mortore u zbuluan në varrezën masive në Zubin Potok dhe u identifikuan disa javë më parë përmes analizës së ADN-së.

Kurti u shpreh se familjet e Salih Mëziut dhe Idriz Rrecajt, njësoj si familja e Adem Beqirit, i cili u varros më 3 tetor, tashmë kanë marrë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, por ende presin drejtësi. Ai shtoi se familjarët e më shumë se 1500 personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës së fundit vazhdojnë të përballen me dhimbje të madhe dhe pritje të mbushur me ankth.

Më 28 shtator 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës i dorëzoi Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave. Ata dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas pretendimeve të përfshira në kërkesën e Prokurorisë Speciale, D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.

Nëntë të dyshuarit u arrestuan më 27 shtator 2026 në Zubin Potok, në kuadër të operacionit “Dosja 23”. Aksioni lidhet me rastin e njohur si Grupi i Intelektualëve dhe dyshimet për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ndërkohë, Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) publikoi më 29 korrik 2026 raportin preliminar për numrin e viktimave të luftës së fundit.

Në bazë të të dhënave të këtij raporti, të paktën 13 mijë e 227 persona janë vrarë, zhdukur me dhunë ose kanë humbur jetën si pasojë e luftës, gjatë periudhës nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

të fundit

18-month-old baby is fifth confirmed measles case in Macedonia

Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi…

11 minutes ago

Rama, go” written on fine notices as protesters challenge police: We did not block the roads; we protested peacefully

Sot më 3 nëntor u mbajt protesta e 22-të studentore kundër qeverisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Siç…

11 minutes ago

Service member wounded with service weapon at Kuçovë Air Base, transferred to Trauma Hospital

Një efektiv është plagosur me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja është regjistruar pasditen e kësaj të…

11 minutes ago

Court in France keeps Albanian man accused of exploiting prostitution in pretrial detention

Një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në qytetin e La Rochelle në Francë, do të vijojë të qëndrojë…

11 minutes ago

Sejdiu on the Diana Kastrati case: More than 15 years waiting for justice, family deserves a dignified conclusion

Avokati Korab Sejdiu ka reaguar lidhur me ngritjen e aktakuzës ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, e cila u…

12 minutes ago

German-Kosovar delegation visits Kosovo to discuss investment, technology and economic ties

Një delegacion i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar (DDKG), në përbërje të presidentit Erhard Bühler dhe sekretarit të përgjithshëm Gazmend Rushiti, ka…

12 minutes ago