Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në Sallen e Kuqe në Prishtinë, kryeministri dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti theksoi përmirësimet e dukshme gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, duke e konsideruar periudhën si një kohë progresi për Kosovën.
“Sot, në Kosovë, nga aspekti socio-ekonomik, kulturor, i sigurisë, i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale, nuk ka qenë kurrë gjendja më e mirë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se ekonomia është rritur me mbi 3 miliardë euro.
None found
Një tjetër pikë tjetër që ai theksoi ishte rritja e punësimit, ku sipas tij kjo rritje ka përfshirë kryesisht gratë dhe të rinjtë, të cilët janë përparësi në politikat e qeverisë.
“Rritja jonë ekonomike ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e punësimit. Nga 350 mijë të punësuar, sa kishim gjetur në pranverën e vitit 2021, sot kemi 430 mijë, pra një rritje gati 23%. Kjo rritje është shprehur kryesisht tek gratë dhe tek të rinjtë, pasi ky ka qenë synimi ynë: gratë dhe të rinjtë të punojnë sa më shumë, në çdo cep të Kosovës”, tha Kurti.
Në fjalën e tij, Kurti përmendi gjithashtu investimet në sektorët kryesorë si bujqësia dhe arsimi. Ai e theksoi se çmimi i qumështit është rritur nga 18 centë për litër në 45 centë, dhe se buxheti për arsimin është rritur me 30%, duke mundësuar që niveli universitar të jetë falas për Bachelor dhe Master. “Janë ndarë mbi 11 mijë bursa, me vlerë mbi 15 milionë euro, kryesisht për të rinjtë dhe sidomos për vajzat,” shtoi ai.
Kurti gjithashtu foli për investimet në siguri dhe mbrojtje, duke theksuar se qeveria ka dyfishuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ka shtuar mbi 2500 zyrtarë policorë. “Buxheti për ushtri është rritur nga më pak se 4 milionë euro në katër vitet 2018-2020, në mbi 319 milionë euro gjatë mandatit tonë,” tha ai.
Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…
Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…
Ky është momenti qesharak kur një pilot spanjoll duket se mashtroi një avion plot me pasagjerë argjentinas, duke i bërë…