kosovë

“Ai nuk ka dashur të më takoj dhe të bisedojmë”/ Vuçiç thotë se nuk u takua me Kurtin por vetëm me Borrellin dhe Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiç.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se BE-ja kishte paralajmëruar se pas takimeve dypalëshe do të mbahej edhe një takim trepalësh, ai nuk ndodhi.

“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiç gjatë një deklarimi për mediat, transmeton REL.

Pas takimeve dypalëshe, Vuçiç njoftoi përmes llogarisë së tij në Instagram se gjatë takimit me Borrellin dhe Lajçakun ka insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e dialogut dhe “zgjidhjen paqësore të problemit”.

Ai po ashtu tha se ka përmendur “të gjitha veprimet e njëanshme” të Kurtit.

“E ritheksova përkushtimin dhe gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi që synon mbrojtjen e popullit serb dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe shtova se Prishtina nuk është në gjendje të përmbushë atë që ka nënshkruar 11 vjet më parë, përkatësisht formimin e Asociacionit”, shkroi ai në Instagram.

të fundit

Përshkallëzimi rajonal rikthen Jemenin në fokus, sulmet e Huthive shtojnë rrezikun e zgjerimit të luftës

Konflikti në Jemen po rikthehet në qendër të vëmendjes, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit rrezikon të zgjerohet në…

2 minutes ago

20-Year-Old Killed in Korçë: Suspect’s Testimony Revealed, Says Victim Harassed His Girlfriend

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Autori Kristjan Sterjo, i cili u…

8 minutes ago

Typhoon “Dolphin” Hits Asia, Over 1,300 Flights Canceled and More Than 400,000 Residents Evacuated

Kina Lindore është vënë në gatishmëri të lartë përpara mbërritjes së tajfunit “Dolphin”, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion të…

8 minutes ago

Massive Fire Engulfs Kruja, Scorching Large Areas / Rama: We Averted a Tragic Toll

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në malin…

9 minutes ago

Turkey Imposes Restrictions on Some Ships Bound for the Black Sea, Adding Uncertainty to Maritime Trade

Një front i ri pasigurie po hapet për anijet tregtare në Detin e Zi, ndërsa Turqia po përpiqet të kufizojë…

9 minutes ago

Serious Collision on the Gostivar-Kičevo Highway Leaves One Driver Dead and Another Seriously Injured

Sot (08.08.2026) rreth orës 17:10, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në…

11 minutes ago