Categories: kosovë

Kurti njofton hapjen e tetë poliklinikave të reja stomatologjike në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në Kosovë do të hapen tetë poliklinika të reja stomatologjike, me synimin që qytetarët të kenë qasje në shërbime specialistike sa më pranë vendbanimeve të tyre.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë, Kurti theksoi se kujdesi për shëndetin oral është i lidhur drejtpërdrejt me shëndetin e përgjithshëm dhe se stomatologët e dëshmojnë çdo ditë ndikimin që ai ka në jetën e pacientëve.

Kongresi i këtij viti po zhvillohet nën temën “Stomatologjia bashkëkohore: Avancimi i shëndetit oral përmes shkencës, praktikës klinike dhe inovacionit”.

Sipas kryeministrit, hapi i ardhshëm do të jetë funksionalizimi i poliklinikave në objektet që tashmë ekzistojnë, si dhe ndërtimi i objekteve të reja në zonat ku aktualisht mungojnë.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se kanë përfunduar procedurat e nevojshme për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. Ky objekt, sipas tij, do të ofrojë kushte më të përshtatshme për trajtimin e pacientëve dhe ushtrimin e profesionit nga stafi shëndetësor.

“Si qendër universitare, ajo ka një përgjegjësi të veçantë për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Investimi në të është investim në dijen dhe aftësinë e brezave që do ta zhvillojnë më tej shëndetësinë tonë. Stomatologjia është kujdes dhe shërbim, është profesion dhe shkencë. Pacientët përfitojnë kur praktika klinike, arsimi dhe kërkimi shkencor ecin së bashku”, tha Kurti.

Edicioni i 11-të i Kongresit Mbarëkombëtar të Stomatologjisë, i organizuar nga Shoqata e Stomatologëve të Kosovës, do të vijojë edhe nesër.

të fundit

Italy, 70-year-old sentenced to life in prison for killing his wife with two bullets in the street

Një 70-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Itali, pasi vrau bashkëshorten e tij me dy të shtëna me…

2 minutes ago

Rama announces creation of Ministry of Public Administration, reveals its head: Let’s broaden the range of duties and ambitions

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij,…

3 minutes ago

Meeks: Kosova duhet të mbajë marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin…

3 minutes ago

ZRRE jep dritën jeshile për licencat e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot me katër vota për dhe asnjë kundër, aplikacionet e Korporatës Energjetike…

3 minutes ago

Zulfaj asks Budapest to support Kosovo’s EU candidacy

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen aktive të…

4 minutes ago

Maqedonci: Kosovo and Germany deepen strategic partnership in security and defense

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën…

5 minutes ago