kosovë

Kurti nis bisedimet me pakicat për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) – parti e cila i fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vend – ka nisur takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ky proces ka nisur pas certifikimit të rezultatit të votimeve, dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re, teksa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se të mërkurën është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Rexhepi “konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit” me LVV-në, dhe mbështetjen e Kurtit në përpjekjet e tij për formimin e qeverisë së re.

Po të mërkurën, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, njëherësh ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Përgjatë diskutimit, ministri Rashiq e përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria.

LVV-ja pretendon se mund t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ndërkohë, dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV-në, kurse Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë vendosur vija të kuqe për koalicione.

Asnjëra nga partitë politike nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë e re.

LVV-ja, por edhe tri subjektet tjera politike shqiptare që renditen pas saj, llogarisin në komunitetet joshumicë, të cilat kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvend.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, nuk është pjesë e përllogaritjeve të asnjërës prej partive politike shqiptare për një koalicion të mundshëm qeverisës./REL

Tags: kosovekurti

të fundit

U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji

Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në…

17 minutes ago

Ndeshja Shqipëri-Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Këtë të hënë, Federata e Futbollit, ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares, kanë mundësi…

20 minutes ago

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur…

54 minutes ago

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave,…

58 minutes ago

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…

1 hour ago

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…

1 hour ago