kosovë

Kurti në Samitin e Paqes 2023 në Seul: Kosova po e bën më të mirën për paqe e siguri

Me ftesë të Federatës së Paqes Universale (UFP), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes 2023 që po mbahet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“Sfidat Bashkëkohore të Rendit Botëror: Drejt një Kulture Botërore të Paqes” është titulli i samitit në këtë vit. Kryeministri Kurti sot gjatë ditës së parë ishte pjesëmarrës në dy panele diskutimi.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova po e bënë më të mirën e saj që të ketë paqe dhe siguri, liri dhe demokraci.

Kurti ka prezantuar të arriturat kryesore të qeverisjes, me theks te zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Kosova po e bënë më të mirën e saj që në njërën anë të kemi paqe dhe siguri, dhe në anën tjetër të kemi liri dhe demokraci, pa pasur nevojë që të sakrifikojmë njërën për tjetrën. Veçoi rritjen ekonomike mesatare në dy vitet e fundit, rritjen e të hyrave tatimore, të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, dhe përparimin demokratik, si dëshmi se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik mund të shkojnë krah për krah. Në të kaluarën kemi parë raste të favorizimit të stabilitetit politik para reformave demokratike, gjë që si rezultat ka prodhuar autokratë që i frikësohen vetes teksa janë cinik ndaj të tjerë. Një gabim i tillë nuk duhet të përsëritet, u shpreh kryeministri Kurti thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në njoftimin thuhet se në sesionin e paradites, të titulluar “Drejt paqes në Indo-Pacifik”, ku ndër të tjerë ishin pjesëmarrës edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Neët Gingrich, Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë hyrëse në cilën u shpreh falënderues për ftesën dhe për mundësinë për të qenë pjesë e këtij samiti, veçanërisht në një kohë që çdo herë e më shumë po bëhet e qartë se vetëm paqja universale është paqe e qëndrueshme.

Po ashtu  Kurti ka veçuar dy trende që po dominojnë botën sot; liria, paqja dhe demokracia në njërën anë, dhe invazioni, lufta dhe autokracia në anën tjetër.

“Trende këto që janë shpërfaqur sidomos pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, dhe të cilat janë të pranishme edhe në rajoni indo-pacifik”.

Republika e Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, mbështetë zhvillimet paqësore në këtë rajon, duke theksuar se respektimi i integritet territorial, paqes dhe sigurisë janë vitale për paqe dhe prosperitet në botë.

Ai shtoi se Kosova admiron të arriturat e Koresë Jugore, Japonisë, Singaporit dhe Taivanit në fushën e digjitalizimit, teksa tha se kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetet tjera si Australia, Zelanda e Re, Tailanda, Malajzia e pothuajse me të gjithë Ishujt Pacifik.

Ai po ashtu foli edhe për rolin dhe qëndrimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar këtu linjëzimin e qëndrimeve dhe politikave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen e përbashkët ndaj Rusisë pas agresionit të saj mbi Ukrainën, dhe për ndihmën që Kosova ka ofruar për qytetarët ukrainas, sikurse edhe për ata afganë.

“Si demokraci e re, ne e konsiderojmë obligim humanitar që t’i ndihmojnë ata që kanë më së shumti nevojë, por në të njejtën kohë edhe detyrë ndaj partnerëve dhe aleatëve tanë që t’i ndihmojë kur ata kanë nevojë, u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

të fundit

Manastirliu: Drejt rikonstruksionit shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër

Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me një projekt modern që do të transformojë…

31 minutes ago

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Një mekanik 68-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën ditën e djeshme, gjatë punimeve në kantierin e ujëmbledhësit të kanalit të…

52 minutes ago

”Po cënohet siguria kombëtare”, Balliu: ‘KAYO’ me kapital qesharak, i rrezikshëm për shkak të mungesës së garancive të sigurisë

Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu, në një deklaratë nga selia blu, ka dencuar atë që po ndodh me…

1 hour ago

PAMJET nga aksidenti në Gjermani: Shoferi i autobusit e pa me vonesë kamionin, 30 kosovarë u pl*gosën

Në një aksident autobusi në Irschenberg të Gjermanisë u plagosën 30 persona. Autostrada A8 u detyrua të mbyllet. Në orën…

2 hours ago

Itali/ Sot autopsia e Elton Banit! Shqiptari vdiq pasi u godit 3 herë me taser! Ministri mbron 2 karabinierët

Do të kryhet sot autopsia për Elton Banin, muratorin shqiptar 41-vjeçar që humbi jetën të dielën, 17 gusht, në Genova,…

3 hours ago

VIDEO/ “U bënë njerëzit si bagëti” – Vr*sja për kanalin e ujit në Divjakë, flasin fqinjët: Ishte djalë i mirë, s’qe gërvishtur me askënd

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Divjakës. Mësohet se si pasojë e një konflikti,…

3 hours ago