kosovë

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI në Samos të Greqisë, potencoi se bota ndodhet përballë tri sfidave globale të një niveli të paprecedent sikurse janë ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë.

Duke vënë theksin te pabarazia shoqërore, ai iu referua një studimi të vitit 2023 nga organizata ndërkombëtare Oxfam sipas së cilës top një përqindëshi i më të pasurve posedon 45.6% të pasurisë globale dhe 59% të të gjitha aseteve financiare në botë.

Të lidhura

None found

Sipas së njëjtës organizatë, në dekadën e fundit, ky një përqindësh ka vënë në zotërim më shumë se gjysmën e të gjithë pasurisë së re globale.

“Për aq kohë sa një për qind e më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Ai foli për rëndësinë e konkretizimit të ideve të mëdha të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë, si dhe nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike.

Kurti nënvizoi se një gjë e tillë nuk ka qenë më shumë e rëndësishme qysh prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se me pabarazinë gjithmonë e në rritje, gjasat për diktatura dhe fashizëm janë po ashtu në ngritje.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje për fitore më të shumta demokratike dhe qeverisje më të gjata të progresistëve e socialdemokratëve, “duke mos harruar që demokratët ndihen të kërcënuar nga lufta, ndërsa autokratët nga paqja.”

“Paqja që na duhet është një paqe demokratike dhe demokracia që na duhet është socialdemokracia”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Në simpoziumin “Hyni në të ardhmen – Prometeu i lirë: Fuqia e riimagjinuar për një Demos të Paqes, Barazisë dhe Qëndrueshmërisë”, morën pjesë politikanë progresistë, akademikë të shquar dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.

të fundit

Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Humbja e Vuçiç, lajm i jashtëzakonshëm për ata që ëndërrojnë fundin e autokratëve në Ballkan, në Serbi ia dolën, mund t’ia dalin edhe në Shqipëri

Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi, duke…

9 minutes ago

Askush nuk u ankua për mungesën e Courtois”, Mourinho lavdëron Lunin pas ndeshjes së parë sezonale

Jose Mourinho ka vlerësuar paraqitjen e portierit ukrainas Andriy Lunin në ndeshjen e javës së 10-të të La Ligës, ku…

10 minutes ago

Mourinho shpjegon si synoi të çante prapavijën e Barcelonës me Camavingan

Trajneri Jose Mourinho thotë se e vetmja mënyrë për të shkatërruar atë mbrojtje të Barcelonës ka qenë përmes mesfushës, ndërsa…

16 minutes ago

Lula siguron mandatin e katërt presidencial në Brazil me 51,79% të votave, duke mposhtur djalin e Bolsonaros

Në një tronditje zgjedhore që sfidon sondazhet e opinionit dhe ndryshon rrjedhën e Amerikës Latine, Luiz Inácio Lula da Silva…

16 minutes ago

BIRN: Rama po përpiqet t’i delegjitimojë studentët me retorikë që kujton luftën e klasave

Sulmet verbale të kryeministrit ndaj protestuesve interpretohen nga ekspertët e historisë dhe të psikoterapisë si një përpjekje për “damkosje kolektive”…

17 minutes ago

Studentët serbë i japin fund epokës Vuçiç, fitojnë zgjedhjet parlamentare

Lista e Studentëve – Studentët Fitoren ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke…

22 minutes ago