Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare në një koalicion, raporton Gazeta Express.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti shkroi në Facebook se në hapjen e zyrës së përbashkët të këtij koalicioni në Shkup mori pjesë edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit.
“Lëvizja VETËVENDOSJE i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim. Sot me datë 24.12.2023, në zemër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin “Skenderbeu”, Lidhja Evropiane për Ndryshim bëri hapjen e zyres së përbashkët të koalicionit. Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti”, shkroi Mexhiti.
Në këtë ngjarje, ai ka thënë se me inkuadrimin e partisë së Kurtit, do ta bëjnë “ndryshimin e shumëpritur” edhe në Maqedoninë e Veriut.
“Më gëzon fakti që në këtë ditë të bukur, frontit tonë opozitar iu bashkangjit edhe Lëvizja VETËVENDOSJE, dhe pas ndryshimit në Kosovë dhe Luginë, bashkarisht do e sjellim ndryshimin e shumëpritur edhe tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti.
Bekim Qoku, këshilltari Kurtit tha se LVV-ja “po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut”.
“Këtu sot po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë”, tha ai.
Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit…
Më shumë se një javë pas publikimit të miliona dokumenteve nga autoritetet amerikane lidhur me çështjen Jeffrey Epstein, presidenti francez…
Rita dhe Roza Lati ishin së fundmi të ftuara në emisionin “Me prit të dielën”, ku folën hapur për marrëdhënien…
Policia e Tiranës, ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kanë depozituar kërkesë për zhvillimin e një tubimi,…
Në një bisedë shumë prekëse me Stenaldon, Luizi ka vendosur të hapë zemrën dhe të flasë pa filtra për periudhën…
Paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezinj që aktivizohen jashtë vendit kanë vijuar edhe fundjavën e sapombyllur, me disa prej tyre që…