kosovë

Kurti: Me Escobar takohem për herë të parë sot, pas takimit i japim qëndrimet tona

Ditën e sotme në Kosovë do të mbërrijnë, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimar, Gabriel Escobar dhe i  dërguari i Bashkimit Evropian për dialogon Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se sot do të takohet me të dy të dërguarit, duke shtuar se me Escobar nuk është takuar asnjëherë, por ka pasur biseda në telefon.

Të lidhura

None found

Ai tha se më e drejtë është që qëndrimet dhe mendimet rreth takimit me diplomatët, të jepen pasi të zhvillohet takimi.

“Unë me përfaqësuesin e posaçëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Escobar, takohem sot për herë të parë, kam biseduar dy herë në telefon me të, por nuk jam takuar deri tash. Sot do ta kem takimin e parë me të dhe përfaqësuesin e posaçëm e BE-së, besoj se pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet dhe mendimet tona”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Lajçak në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet mirëpo askush me mendje të shëndoshë nuk do “Republika Srpska” në Kosovë. Serbia ka të drejtë t’i japë propozimet e saj për Asociacionin, por kosovarët nuk do të detyrohen të nënshkruajnë diçka të dëmshme për vendin e tyre.

Lajçak ka treguar edhe arsyen pse ai do të marrë si “përforcim” Gabriel Escobarin në këtë takim, si dhe në një vizitë të njëjtë në Beograd. Ai ka thënë se kanë lidhje të ngushta me administratën Biden dhe se me Escobarin janë në kontakt të ngushtë gjatë gjithë kohës.

“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë. Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale.”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Edhe Escobar në një intervistë për Reporterin ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të respektohen.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion i komunave me shumicë serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky Asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij; ky është vendim sovran që duhet ta marrë qeveria e Kosovës”, tha Escobar.

të fundit

Milani triumfon bindshëm ndaj Salzburgut me rezultatin 0-4

AC Milani i është kthyer fitoreve për të shënuar në udhëtim te RB Salzburg, në kuadër të xhiros së dytë…

7 minutes ago

Konjufca pret të dërguarin e Omanit, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Në fokus të takimit ishin forcimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi ekonomik dhe mundësitë e reja për investime ndërmjet Kosovës dhe…

12 minutes ago

Mbyllet rrethi i parë i Superligës së Kosovës, ja si duket tabela pas javës së nëntë

Është mbyllur rrethi i parë i Superligës së Kosovës, pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së nëntë, e cila solli…

13 minutes ago

Studentja Emi Meçani: Kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zgjedhje të parakohshme me Kod të ri Zgjedhor

E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa…

18 minutes ago

Tensione në protestën në Tiranë, të rinjtë zmbrapsin autobotin dhe vendosin barrikada, gaz lotsjellës nga tarraca

Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe…

22 minutes ago

Teuta synon pikët e plota ndaj Dinamos, durrsakët gati për sfidën në “Elbasan Arena

TeutaTeuta ka mbyllur mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në “Niko Dovana” dhe pritet të udhëtojë me përqëndrimin maksimal në…

23 minutes ago