Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se qytetarët e Kosovës për një periudhë të gjatë janë privuar nga liria dhe nga të drejtat themelore, ndërsa ndihma e SHBA-së, sipas tij, ka qenë përcaktuese në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.
None found
Kurti shprehu falënderimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara për përkrahjen, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.
Në postimin e tij, Kurti shkroi: “250 vjet!”.
Ai përmendi se Jeta, Liria dhe Kërkimi i Lumturisë janë të veçuara në preambulën e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mes të drejtave të patjetërsueshme, si bazë e qeverisjes që krijohet me miratimin e popullit.
Sipas tij, ndërsa bota e civilizuar është frymëzuar nga këto vlera, populli i Kosovës për një kohë shumë të gjatë ka mbetur i privuar prej tyre. Ai nënvizoi se përvoja e Kosovës është unike, pasi për vendin tonë jetësimi i këtyre vlerave dhe të drejtave lidhet ngushtë me SHBA-të.
Kurti shtoi se këmbënguljes dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, natyrshëm iu bashkua ndihma amerikane.
Ai bëri të ditur gjithashtu se mbrëmë ishte i nderuar që mori pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën amerikane në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, duke përsëritur se Kosova është përherë falënderuese dhe mirënjohëse ndaj SHBA-ve për ndihmën, partneritetin dhe aleancën e pazëvendësueshme.
Virgil van Dijk është shndërruar në ëndrrën e madhe të Milanit për përforcimin e repartit defensiv gjatë kësaj vere.Sipas raportimit…
Julian NagelsmannGjermania e drejtuar nga trajneri Julian Nagelsmann nuk shkoi më shumë se faza e 1/32-ave në Kupën e Botës…
Meteorologia e njohur Tanja Porja, gjatë një interviste në në Dita Jonë në A2 CNN, ka paralajmëruar se korriku do…
Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme përpara ambienteve të SPAK, ku kanë njoftuar se do të dorëzojnë librin “Albanian Files”,…
Aidon ShehuAidon Shehu do të largohet nga Hull City dhe me gjasë, hapi i tij i radhës do të jetë…
Kryeministri në detyrë Albin kurti ka njoftuar se paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro, duke e cilësuar…