Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se për herë të parë, Kosova ka Qeveri pa kurrfarë lidhje me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij, derisa sërish kritikoi prokurorët e gjyqtarët, raporton Express
Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në festën e fundvitit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Për herë të parë Kosova tani ka qeveri pa kurrfarë lidhjesh me krimin e organizuar dhe pa frikë ndaj tij. Përkundrazi, tash pra është krimi i organizuar, në veri e në jug, që tmerrohen nga qeveria: ose ikin ose dorëzohen. Eh, vetëm sikur edhe prokurorët sikur t’i kishim pak më të guximshëm edhe gjyqtarët t’I kishim pak më punëtorë, nga kampionë ballkanikë siç jemi do të mund të bëheshim kampionë evropianë”, tha Kurti.
Ai foli edhe për procesin e Vettingut, ku tha se reformat janë të domosdoshme.
“Në rrafshin e drejtësisë, duket se i është dhënë drita e gjelbër një reforme të rëndësishme – Vettingut. Këto reforma do të duhet disa vite që të japin rezultate, mirëpo janë të domosdoshme për të rregulluar dhe për të garantuar mirëfunksionimin e drejtësisë, që duhet të jetë një nga shtyllat e vendit tonë demokratik”, ka deklaruar Kurti.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Dashuria sot mund të sjellë surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni…
Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot…
Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë dy nga shtabet e tyre operacionale NATO me aleatët e tyre evropianë dhe në…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me protestën e thirrur nga Partia…
Kanë kaluar vetëm 24 orë që kur Kiara Tito, moderatorja e emisionit “Fan Club”, vendosi të tregonte një kusht që…
Vetëdorëzohet në polici kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv…