Categories: kosovë

Kurti kërkon votat e PDK-së për Presidentin: Me mbi 80 vota, Sejdiu nuk do të refuzonte shpëtimin e Kosovës nga zgjedhjet

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të mbështesë zgjedhjen e Presidentit, duke ofruar në këmbim votat e Lëvizjes Vetëvendosje për Ligjin për Specialen.

Të lidhura

None found

Duke komentuar vendimin e Bekim Sejdiut për tërheqjen e kandidaturës për President, Kurti deklaroi se profesori nuk do ta refuzonte procesin nëse do të siguroheshin më shumë se 80 vota.

“Nëse PDK është kundër, le ta shprehë këtë përmes votës. Le të votojë kundër, vetëm të marrë pjesë në proces. Bekim Sejdiu doli bashkë me ne në konferencë dhe ishte pajtuar që të zgjidhej President. Le të votojnë kundër ose të abstenojnë, por të jenë të pranishëm. Vështirë që, në një situatë të tillë dhe me një votë të përbashkët, edhe profesor Sejdiu të thoshte: ‘Jo, nuk dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet e reja të panevojshme’”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, Sejdiu u tërhoq pasi mbështetja për kandidaturën e tij ra nga 80 në 74 vota.

“Ai u tërhoq kur numri i votave zbriti nga 80 në 74. Bekim Sejdiu ishte i gatshëm, ndaj edhe e falënderoj shumë, të merrte përsipër këtë nismë me vetëm 80 vota, ku mungesa e një voteje do ta rrëzonte të gjithë projektin. Nëse tani do t’i tregonim se i kemi kaluar 80 votat, nuk besoj se do të thoshte: ‘Shkoni ju në zgjedhje, sepse mua nuk më intereson, pasi tani keni më shumë se 80’”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se nuk mund ta ftojë Sejdiun pa u krijuar një shumicë e tillë, ndërsa i kërkoi kreut të PDK-së, Bedri Hamzës, të japë një zotim publik.

“Nuk mund ta thërras nëse nuk kemi një situatë të tillë. I kërkoj PDK-së dhe kolegut tim, Bedri Hamzës, që publikisht të angazhohet se të paktën gjysma e grupit parlamentar të PDK-së do të marrë pjesë. Në atë rast, nga ana jonë, leximi i dytë do të përfundojë menjëherë”, deklaroi Kurti.

të fundit

Erdhën 5-6 makina dhe e provokuan çunin/ Shpërthimi në dyqanin e reperit, babai i Noizyt dëshmon në SPAK në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, SPAK ka thirrur si dëshmitarë këngëtarin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babanë…

2 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Changes to the 2026 budget respond to economic developments and protect public finances

Ministrja e Financave, Dimitrieska-Koçoska tha se ribalanci i buxhetit është reagim në kohë ndaj rrethanave të reja ekonomike dhe ruan…

5 minutes ago

VLEN: Musa Xhaferi is blocking ratification of the border agreement with Albania

Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar hyrje-hyrje ka ngecur në…

5 minutes ago

Haxhiu and senior IRI official discuss the Assembly’s work and parliamentary cooperation

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen…

5 minutes ago

Kurti in Paris on the Specialist Court: When a ruling does not satisfy you, prepare an appeal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për…

6 minutes ago

Dimitrievski warns ZNAM may leave government over exam in Albanian; analysts say equality, not privilege, is being sought

Lideri i Lëvizjes ZNAM dhe partneri i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Maksim Dimitrievski, ka paralajmëruar se partia e…

6 minutes ago