kosovë

Kurti: Ka ende probleme në kufirin me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin se vendi i tij vazhdon të jetë i kërcënuar nga “ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë”, duke iu referuar organizatave kriminale që operojnë në veri të Kosovës.

Në një intervistë të shtunën për median italiane “AGI”, Kurti ka theksuar se ata që kanë përfituar nga konflikti i fundit janë kthyer në kriminelë.

Të lidhura

None found

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë.

Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, është shprehur Kurti, i cili është në Itali dhe po merr pjesë në kongresin e Parlamentit Evropian Socialist.

Kreu i Qeverisë së Kosovës e ka akuzuar Listën Serbe për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin”, ka shtuar ai.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka vazhduar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për marrëdhëniet me Italinë, duke thënë se ishte skeptik kur Giorgia Meloni u zgjodh kryeministre.

“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin.

Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti.

të fundit

“Nuk është transmetuar”/ Ish banori i BBV pranon se ka kryer m*rrëdhënie brenda shtëpisë

Eduard Kuçi, ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me eksperiencën e tij brenda…

7 minutes ago

Financimi bujqësor 2026: Zëvendësministri Hoxha nxit aplikimet e hershme

Ka filluar paraqitja e kërkesave për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026. Me këtë rast, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë…

9 minutes ago

Përplasje mes dy makinash në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy…

10 minutes ago

Takim lamtumirës mes Komandantit të KFOR-it dhe ambasadorit turk

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në një vizitë lamtumirëse, ambasadorin e…

21 minutes ago

Sulm kibernetik nga ChatGPT gjatë testimeve: Paralajmërim serioz apo manovër publicitare?

Një incident i pazakontë i sigurisë kibernetike ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale, pasi OpenAI konfirmoi…

27 minutes ago

Albania-North Macedonia energy link nears completion, Ohrid substation enters testing phase

Interkoneksioni energjetik 400 kV (kilovolt) mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas drejtori të MEPSO-s Burim Latifi, po hyn në…

32 minutes ago