kosovë

Kurti i prerë për hapjen e urës së Ibrit, Haradinaj: Nga cila anë e urës jeni?!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur publikisht kryeministrit Albin Kurti në lidhje me debatet rreth hapjes së urës mbi Lumin Ibër.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka adresuar pyetjen publike të Kurtit se “nga cila anë e urës” është ai. Ai u shpreh se ka pasur përpjekje për të ndarë Pejën dhe Mitrovicën me lum, dhe madje edhe tërë Kosovën, në emër të një shkëmbimi territorial.

Të lidhura

None found

“Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë,” deklaroi Haradinaj, duke nënvizuar qëndrimin e tij të për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Duke iu referuar pyetjes së Kurtit, Haradinaj shtoi: “Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë. Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”

Deklarata e Haradinajt vjen në një kohë kur diskutimet për urën mbi Lumin Ibër janë bërë çështje e nxehtë politike, duke theksuar ndarjet e thella në qëndrimet politike brenda Kosovës.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

6 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

6 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

7 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

7 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago