Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Negavci ka njoftuar në një konferencë për media se kjo perveç propozimit për Glauk Konjufcën për postin e presidentit, pas dështimit për të arritur një kandidat konsensual, LVV i ka ofruar edhe presidentes aktuale, Vjosa Osmani, tridhjetë nënshkrime për kandidaturën e saj për mandatin e dytë. Por Osmani ka refuzuar ofertën për shkak të mungesës së mbështetjes nga partitë e tjera.
“Ka pasur interesim për kandidimin e presidentes edhe një mandat. I kemi ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, deri tani asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Osmani s’ka pranuar këtë ofertë,” tha Nagavci, duke shtuar se LVV është e gatshme të ofrojë nënshkrime edhe për partitë e tjera për të mundësuar paraqitjen e kandidatëve potencialë.
Ajo sqaroi se Lëvizja Vetëvendosje mund të ndajë, 10 nënshkrime për një kandidat të Partia Demokratike e Kosovës dhe 20 për një kandidat tjetër, për të shmangur përsëritjen e situatës së vitit 2025, kur u detyruan të zhvillojnë zgjedhje të përsëritura dhe të kushtueshme. Nagavci theksoi gjithashtu se oferta për nënshkrime ka për qëllim të mundësojë zgjedhje të shpejta dhe të efektshme të presidentit, duke marrë parasysh afatin e shkurtër dhe dinamikat aktuale të procesit.
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e armatosjes së grupeve opozitare kurde iraniane në Irak, sipas raportimeve. Një veprim i…
Pas Prime-it të së martës, ku Rogerti vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me procesin e emërimeve në institucionet e pavarura,…
Eva Murati është një nga moderatoret sportive shqiptare më të komentuara jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato…
Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë të rrezes së raketave iraniane, ku pretendohet se mund të “arrijnë” edhe deri në…
Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte. Ndërron jetë e moshuara…