Categories: kosovë

Kurti e Vuçiç takohen nesër në Bruksel, zbardhet agjenda

Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet nesër në Bruksel me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të çështjes për njohjen e Kosovës.

Mediat kosovare kanë publikuar agjendën e takimit të nesërm mes dy liderëve politikë. Në orën 08:20 është planifikuar mbërritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Më pas në orën 10:30 ai do të zhvillojë takime të ndara me të dy palët, fillimisht me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe më pas me Presidentin Aleksandar Vuçiç.

Agjenda është e ngjeshur për të dy liderët pasi në orën 11:00 ata do të zhvillojnë takim në një tryezë të përbashkët.

Pas përfundimit të këtij takimi, në 12:30 është paralajmëruar një konferencë për mediat nga i deleguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti me këtë të fundit që ky takim nuk do të shërbejë për vazhdimin e dialogut por për të ardhmen e saj.

Në anën tjetër, Vucic insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë. Gjatë ditëve të fundit duket se tensionet mes dy vendeve janë rritur.

Kurti deklaroi gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë se ka pasur polemika me kryeministren serbe Ana Brnabiç duke thënë se ajo nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

Ai është shprehur se do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid në shtetin e Kosovës. Vuçiç nuk e ka pritur mirë teksa i bëri thirrje që këto kërcënime t’i kthejë në realitet.

të fundit

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike (EMRAT)

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që…

6 minutes ago

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë në muaj

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200…

40 minutes ago

Protestat në Serbi/ U përzunë nga godina e Universitetit, studentët hyjnë me forcë, dekani thërret xhandarmërinë (VIDEO)

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…

2 hours ago

Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…

2 hours ago

Parashikimi i motit 27 Gusht 2025/ Si do të variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…

2 hours ago