Categories: kosovë

Kurti dhe Spajiqi diskutojnë bashkëpunimin Kosovë–Mal i Zi dhe afrimin drejt BE-së

Pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, të zhvilluar më 22 tetor në Shën Stefan të Malit të Zi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me homologun malazez, Milojko Spajiq.

Kurti shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe drejtimin e Procesit të Berlinit nga Spajiqi këtë vit, si dhe e përgëzoi për avancimin e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe ndajnë një ritëm të përbashkët të përparimit demokratik, gjë që pasqyrohet shpesh në vlerësimet ndërkombëtare. Ai theksoi se Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe se Kosova dëshiron të përfitojë nga përvoja e tij, ndërsa pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim.

Bashkëbiseduesit shqyrtuan gjithashtu mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht përmes përmirësimit të ndërlidhjes tokësore.

të fundit

Hoffenheimi mposht Leverkusenin në derbi, Asllani siguron penalltinë e golit të parë

Hoffenheimi ka shënuar fitoren e tretë në sezon, duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 3-0, në një ndeshje ku…

7 minutes ago

Kurti përsërit thirrjen për votimin e Koalicionit Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë…

10 minutes ago

Pas plagosjes në syrin e majtë, Erjon Vishkulli flet nga Roma: “Shqipëria e shqiptarëve”

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar…

11 minutes ago

Zbulohen 200 mijë euro të padeklaruara në automjetin e një shtetasi hungarez në Tabanoc

Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste…

15 minutes ago

Jarinje and Merdare face long queues, with waits of up to four hours

Fluksi i udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës është shtuar gjatë orëve të pasdites, ndërsa në disa vendkalime…

23 minutes ago

Kurti and Spajiq discuss Kosovo–Montenegro cooperation and closer ties with the EU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në përmbyllje të Samitit të Procesit…

23 minutes ago