Categories: kosovë

Kurti dhe Plenkoviç diskutojnë sigurinë, integrimin e Kosovës dhe vendimin e Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me homologun e tij kroat, Andrej Plenković, gjatë qëndrimit në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet në rajon, bashkëpunimi në siguri e mbrojtje, integrimi evropian dhe euroatlantik i Kosovës, si dhe zhvillimi ekonomik i saj.

Kurti bëri të ditur se në takim ngriti edhe çështjen e vendimit të Dhomave të Specializuara, duke vënë në dukje, sipas tij, pabarazinë e padrejtë në ndarjen e përgjegjësisë për luftën.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua personave të zhdukur, varrezave masive të zbuluara së fundmi në Kosovë dhe pengesave që krijon mos-hapja e arkivave nga Serbia. Po ashtu, u përmend diskriminimi i vazhdueshëm administrativ ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kryeministri kosovar përshëndeti bashkëpunimin ndërmjet ministrive të drejtësisë të Kosovës dhe Kroacisë për rastin e Bajram Bajramit, i cili ishte ndaluar padrejtësisht në Kroaci dhe u lirua sot.

Kurti vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Kroacinë në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, si dhe mbështetjen e Zagrebit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe për avancimin e saj në strukturat euroatlantike. Në takim u shkëmbyen gjithashtu qëndrime mbi sfidat e sigurisë në rajon, ndikimin e Rusisë dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe partnerëve.

të fundit

Arben Fetoshi: Fushata me kamionë në Nju Jork, pjesë e planit serbo-rus për të paraqitur Kosovën si shtet represiv

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se aksioni me kamionë-ekranë në Nju Jork,…

7 minutes ago

Mickoski: Some EU states seek to alter North Macedonia’s identity

Ne besojmë në vlerat evropiane dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim, për të gjetur më në fund një zgjidhje…

11 minutes ago

Kosovo Customs clarifies deadline and right to appeal decisions

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se çdo person ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj vendimeve të Doganës që lidhen…

12 minutes ago

Maqedonci in Slovenia: Kosovo aims to join NATO and the EU

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin ministror të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës…

12 minutes ago

Besnik Tahiri calls on citizens to join today’s protest in Pristina

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në Prishtinë. Përmes një…

12 minutes ago

Endrit Thaçi after former KLA leaders’ sentencing: It has hurt us, but it has not defeated us

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar me një deklaratë për emisionin ‘Ftesë në 5’ pas dënimit të ish-liderëve…

13 minutes ago