Categories: kosovë

Kurti dhe Erdoğan takohen në New York, në fokus siguria, ekonomia dhe ish-krerët e UÇK-së

Gjatë vizitës në New York, ku po merr pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Të lidhura

None found

Kurti bëri të ditur se në bisedë shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës në procesin e ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit, në diplomaci, në forcimin e kapaciteteve ushtarake, në krijimin e bazave të industrisë së mbrojtjes dhe në synimin për anëtarësim në NATO.

Palët diskutuan gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak dhe në fushën e sigurisë. Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Turqisë kanë arritur në rreth 1 miliard dollarë, ndërsa synimi është që kjo vlerë të rritet edhe më tej.

Kurti përmendi edhe investimet turke në Kosovë, mes të cilave fabrikën e re të municionit në Gjakovë dhe Parkun e Energjisë së Erës në Rahovec, projekte që po zhvillohen në bashkëpunim me kompani nga Turqia.

Gjatë takimit, kryeministri i Kosovës vlerësoi rolin shumëvjeçar të Turqisë në KFOR dhe kontributin e saj në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë. Në këtë kuadër, ai veçoi profesionalizmin e Gjeneralmajor Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve si komandant i forcës së NATO-s në Kosovë.

Një tjetër temë e bisedës ishte aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kurti e cilësoi vendimin, të shpallur javën e kaluar, si të padrejtë nga aspekti juridik e moral dhe të pasaktë në planin historik e faktik, duke theksuar se ai duhet të korrigjohet në Apel.

Së bashku me Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, Kurti ngriti edhe çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm dhe sistematik të komunitetit shqiptar nga shteti i Serbisë. Ai përmendi pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave dhe përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në secilin institucion shtetëror atje.

Sipas Kurtit, garantimi i të drejtave të barabarta për komunitetet në vendet përkatëse është mënyra e domosdoshme për një trajtim të drejtë dhe të barabartë.

Kosova dhe Turqia pritet të vazhdojnë thellimin e marrëdhënieve miqësore, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike e tregtare. Në përfundim të takimit, Kurti e ftoi presidentin Erdoğan për një vizitë në Republikën e Kosovës.

të fundit

Photo: sentenced to 50 years in prison for three murders in Shkodër, Valentin Ftoni arrested in New York after 25 years on the run

Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në…

10 minutes ago

Kamëz/ 29-year-old arrested on suspicion of transporting a weapon for trafficking

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e…

11 minutes ago

Agron Bajrami’s reappointment and expectations for the Kosovo–Serbia dialogue

Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…

13 minutes ago

European Union opposes changes to the Law on Specialist Chambers, Tahiraj and Makolli raise concerns about consequences for Kosovo

Bashkimi Evropian ka kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi më 6 tetor,…

14 minutes ago

Avni Islami raises the alarm: From Banjska to the “Serbian World,” Belgrade is threatening the security of the Balkans

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…

14 minutes ago

Riemërimi i Agron Bajramit dhe pritshmëritë për dialogun Kosovë–Serbi

Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë…

19 minutes ago