Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Thomas Byrne, ministrin e Shtetit të Irlandës për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, gjatë Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Mal të Zi.
Kurti bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në takim shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Irlanda i ka dhënë Kosovës, si dhe për rolin e saj në sigurinë e vendit përmes misionit të KFOR-it.
None found
Sipas kryeministrit, që nga viti 1999 në Kosovë kanë shërbyer më shumë se 3,000 pjesëtarë të ushtrisë irlandeze.
Ai përmendi gjithashtu se gjatë luftës në Kosovë, Irlanda u kishte ofruar strehim mbi 1,000 refugjatëve shqiptarë.
Gjatë bisedës, Kurti dhe ministri irlandez diskutuan edhe për avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri tha se me partnerët po punohet që përparimi demokratik dhe orientimi evropian i Kosovës të shndërrohen në hapa konkretë drejt anëtarësimit në BE.
Kurti theksoi se muaji nëntor është veçanërisht i rëndësishëm, duke shprehur pritshmërinë që Raporti i Komisionit Evropian të evidentojë progresin e Kosovës dhe që ky vlerësim të konkretizohet përmes marrjes së pyetësorit të Komisionit Evropian.
Armand DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel” [...]Read More...
Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë…
Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…
AC Milani ka zhvilluar një paraqitje spektakulare në shtëpi për të mposhtur skuadrën në formë, Frosinonen.“Rossonerët” dominuan forcën për të…
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…