kosovë

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Paklek të Drenasit

Në përkujtim të masakrës në Paklek të Drenasit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta. Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kryeministri përkujtoi 54 civilët shqiptarë, të vrarë mizorisht nga gjenocidi i Ushtrisë së Serbisë.

Gjatë këtyre homazheve, Kryeministri Kurti, u shpreh se kjo masakër brutale nuk fshihet nga kujtesa e popullit shqiptar. Ai tha se kjo paraqet plagë të hapur e që kullon, meqenëse ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.

Të lidhura

None found

“Gjaku i derdhur, e kufomat të bëra hi, të cilat nuk kanë mundur të ndahen për t’u varrosur në mënyrë të dinjitetshme ndaras por është dashur që të bëhen bashkërisht, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës”, tha kryeministri.

Ai shtoi se fakti qe pasi që i kanë vrarë, i kanë grumbulluar e i kanë djegur në përpjekje për ta zhdukur gjurmën e krimit, tregon se sa fajtor janë ata kriminelë.

Kryeministri Kurti, ritheksoi se gjatë vitit të kaluar, më 1 qershor, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë që të hapet arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave. E njëjta kërkesë i është dërguar edhe zëvendës presidentit të Komisionit Evropian, përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje në lidhje me domosdoshmërinë e hapjes së arkivës.

Pas homazheve dhe vendosjes së luleve tek varrezat e të vrarëve, kryeministri Kurti, vizitoi edhe shtëpinë muze të familjes Muqolli, në të cilën janë vrarë dhe djegur civilë shqiptarë të pambrojtur, të paarmatosur.

Në Kompleksin Përkujtimor në këtë fshat, prehen eshtrat e 54 civilëve në një varrezë të përbashkët, të cilët janë vrarë, djegur, e masakruar nga forcat armike serbe, të cilët nuk kursyen as foshnjat 6 muajshe deri tek pleqtë të moshës 75 vjeçare. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. 18 persona prej tyre kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Lirie Muqolli ishte vetëm gjashtë muajshe atë kohë.

 

Në këto homazhe kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

të fundit

“Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi për çfarë po ndodh në Shqipëri”- Demokratët europianë: Dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese! Kjo nuk është Europa

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme në Ministrinë e Arsimit…

7 seconds ago

Meloni kritikon qasjen e Trumpit ndaj naftës ruse: Përfitimet janë të pasigurta, rreziqet të qarta

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me naftën ruse, duke paralajmëruar se një…

6 minutes ago

Naskoviq e hedh poshtë aktakuzën për krime lufte, prokurori premton prova bindëse

Në gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit të nënstacionit policor në Zhegër të Gjilani…

6 minutes ago

Sekuestrohen në Tabanoc 1.7 kg stoli argjendi, të fshehura nën sedilje

Në pikën kufitare Tabanoc janë sekuestruar 1.7 kilogramë bizhuteri argjendi, përfshirë 595 unaza argjendi, të cilat autori i krimit i…

13 minutes ago

Uashingtoni mban të pandryshuar qëndrimin për Dialogun Strategjik me Kosovën

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të…

15 minutes ago

Revolucion/ Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt qendrës për protestë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin. Protestat e djeshme para Ministrisë së Arsimit, ku kishte…

16 minutes ago