Categories: kosovë

Kryeziu: Edukimi në fëmijërinë e hershme do të jetë shtyllë e Strategjisë së re të Arsimit 2035+

Edukimi në fëmijërinë e hershme do të përfshihet si një nga shtyllat e Strategjisë së re të Arsimit 2035+, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu. Ai tha se kjo fushë mbetet ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kryeziu i bëri këto deklarata në tryezën “Mbyllja e Hendekut Gjinor në Shërbimet e Kujdesit: Më Shumë Zgjedhje për Gratë”, të organizuar nga Instituti Riinvest në cilësinë e Sekretariatit të Forumit Ekonomik të Gruas. Diskutimi u përqendrua te zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, si dhe te lidhja e tyre me punësimin dhe pjesëmarrjen ekonomike të grave.

Të lidhura

None found

“Synojmë që çdo fëmijë, pa dallim përkatësie, vendbanimi apo rrethanash socio-ekonomike, të ketë mundësi të përdorë shërbime cilësore, pranë vendit ku jeton dhe me një kosto që familja mund ta përballojë”, u shpreh Kryeziu.

Duke folur për zgjerimin e rrjetit të çerdheve dhe përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukimin e hershëm, veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit, ai tha se rreth 44 milionë euro janë investuar në infrastrukturë fizike. Investimet kanë përfshirë ndërtime të reja dhe adaptime në gjithsej 27 komuna.

Ai përmendi edhe miratimin e Ligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Sipas Kryeziut, Ministria e Arsimit po vijon punën për zbatimin e Kurrikulës së re, sigurimin e cilësisë, zhvillimin profesional të edukatorëve, forcimin e gjithëpërfshirjes dhe partneritetin me familjen e komunitetin.

Si tregues të përparimit, zëvendësministri përmendi rezultatet e Anketës së Treguesve të Shumëfishtë 2025, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në partneritet me UNICEF-in në Kosovë. Të dhënat tregojnë se pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e fëmijërisë së hershme është më shumë se dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit. Kryeziu ia atribuoi këtë rritje politikave të zbatuara dhe kontributit të institucioneve e aktorëve të tjerë të fushës.

Në tryezë u prezantua edhe raporti i Institutit GAP, “Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave”. Ai shqyrton kapacitetet dhe shtrirjen gjeografike të institucioneve të kujdesit, si dhe lidhjen e tyre me mundësitë e punësimit për gratë.

Të dhënat në nivel komunal tregojnë një lidhje mes pranisë së shërbimeve të kujdesit dhe joaktivitetit të grave në tregun e punës. Në komunat ku këto shërbime janë më të përhapura, niveli i grave joaktive është më i ulët; aty ku shërbimet mungojnë më shumë, më tepër gra mbeten jashtë tregut të punës.

Pjesë e panelit ishin edhe drejtori i Departamentit të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Mentor Morina; udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani; koordinatorja e Forumit Ekonomik të Gruas, Saxhide Mustafa; nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi; dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli.

Kryeziu falënderoi organizatorët për ftesën dhe diskutimin e hapur, si edhe për raportin e prezantuar, rekomandimet dhe sugjerimet që dolën prej tij.

të fundit

OSBE-ja ndihmon Akademinë e Kosovës për Siguri Publike të hartojë strategjinë për vitet 2027–2031

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka mbështetur Akademinë e Kosovës për Siguri Publike…

2 minutes ago

Tensionet dhe përplasjet në protestën e 28 Nëntorit/ Ministria e Shëndetësisë: 61 persona të lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore, 5 vijojnë të shtruar

Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve…

4 minutes ago

Kosova dhe Kroacia shqyrtojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit

Gjatë vizitës në Zagreb, të organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim…

24 minutes ago

Protester taken to police station at yesterday’s rally says national flag looks like a weapon to officers and vows not to pay fines

Në një prononcim për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit, deklaroi se u shoqërua…

26 minutes ago

Al Jazeera highlights Independence Day protest: Thousands rally against government, clashes with police

“Al Jazeera”, i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes…

26 minutes ago

VIDEO/ Fairytale scenes from the tourist village of Dardhë as snow covers rooftops

Mbrëmjen e djeshme, reshjet e dëborës mbuluan çatitë, rrugicat dhe peizazhin malor të fshati turistik Dardhë, kanë vijuar edhe sot.…

27 minutes ago