Categories: kosovë

Kryeprokurorja e Speciales përshëndet aktgjykimin: UÇK-ja dhe lufta për pavarësi nuk ishin objekt i ndjekjes penale

Prokurorja e Specializuar Kimberly West e ka cilësuar aktgjykimin e shpallur sot ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si një vendim me rëndësi për sundimin e ligjit në Kosovë dhe për drejtësinë e vonuar ndaj viktimave.

Të lidhura

None found

Gjykata vendosi se të katër të akuzuarit kanë përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës që lidhen me arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Sipas vendimit, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet.

“Aktgjykimi i sotëm, i mbështetur vetëm në fakte dhe në ligj, përbën një hap të rëndësishëm drejt përgjegjësisë dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, deklaroi Prokurorja e Specializuar. Ajo shtoi se gjykata ka vërtetuar se asnjë person, pavarësisht pozitës apo autoritetit politik, nuk qëndron mbi ligjin dhe nuk gëzon imunitet përballë përgjegjësisë për krime të rënda ndërkombëtare.

Kimberly West nënvizoi se çështja e ngritur nga ZPS-ja kishte në qendër përgjegjësinë penale të individëve dhe nuk synonte të vinte në pikëpyetje ndonjë narrativë historike.

“Në përputhje me mandatin e saj, ZPS-ja ka kërkuar të mbajë përgjegjës individët për veprimet e tyre, asgjë më shumë”, tha më tej Znj. Uest. “ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as luftën e zhvilluar për pavarësinë e Kosovës.”

“Persona të caktuar i shfrytëzuan rrethanat e luftës për të kryer krime të rënda, ndaj është në të mirë të Kosovës që ata tani të përballen me përgjegjësinë”, vijoi ajo.

Gjatë paraqitjes së çështjes së saj, ZPS-ja solli në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë, të cilët dëshmuan drejtpërdrejt, si dhe dorëzoi rreth 3 000 prova materiale në shumë gjuhë.

Në aktgjykim, trupi gjykues arriti në përfundimin se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin fajtorë për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar të të paktën 385 personave, për trajtim mizor ndaj të paktën 49 personave, për torturë ndaj 303 personave dhe për vrasje të paligjshme të të paktën 96 personave.

Veprat penale prekën qindra civilë dhe persona që nuk merrnin pjesë në luftime. Ato u kryen nga prilli i vitit 1998 deri më 20 qershor të vitit 1999, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe në dy rrethe të Shqipërisë veriore.

Prokurorja e Specializuar bëri të ditur gjithashtu se Zyra e ZPS-së do ta analizojë me kujdes të gjithë aktgjykimin gjatë ditëve në vijim, duke përfshirë edhe gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit, për të cilat nuk pati dënime.

të fundit

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare në një apartament në Durrës, policia jep detajet

Këtë të enjte, një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të…

5 minutes ago

BE-ja kundërshton ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe i kërkon Kosovës respektimin e detyrimeve

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…

5 minutes ago

Vioresin Sinani mohon largimin nga Vllaznia: Jam ende nën kontratë me klubin

Vioresin SinaniPak orë më parë u përfol mbi një dorëheqje të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, i ardhur si…

9 minutes ago

Ravanelli mahnitet nga Zhegrova: Me vazhdimësi, ai mund të vendosë ndeshjet për Juventusin

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar futbollistin kosovar si një “fenomen”…

10 minutes ago

Kallëzim penal për katër punonjës të “Pyjeve Kombëtare” në Demir Kapi

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në „Pyjet Kombëtare“ në Demir Kap të cilët dyshohen…

15 minutes ago

Avaria në “Trepça”, kryeshefi Ahmeti: Flotacioni mbetet jashtë funksionit

Kryeshefi i ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, ka dhënë detaje pas avarisë së 7 tetorit e cila shkaktoi ndërprerjen e energjisë…

17 minutes ago