Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Bazelit për Qeverisje (IBQ) dhe Qendrën Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (ICAR), e cila synon kthimin në Republikën e Kosovës të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.
None found
Marrëveshja është nënshkruar në mënyrë elektronike me drejtoreshën Ekzekutive të IBQ-së, Elizabeth Andersen, si dhe me drejtorin e ICAR-it, Iker Lekuona. Sipas komunikatës për media, bashkëpunimi do të përqendrohet në rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që ndodhen jashtë vendit dhe që janë krijuar përmes korrupsionit apo formave të tjera të keqpërdorimit të pushtetit.
Dokumenti parashikon lehtësimin e bashkëpunimit me autoritetet e shteteve të tjera për lokalizimin, identifikimin dhe ndjekjen e pasurive të paligjshme. Prokurori i Shtetit vlerëson se kjo do të rrisë efikasitetin në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Në kuadër të marrëveshjes, Instituti i Bazelit për Qeverisje do t’i japë Prokurorit të Shtetit asistencë strategjike dhe profesionale për procedurat e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, duke u mbështetur në standardet dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…
Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…
Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…
Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…