Categories: kosovë

Kryeprokurori kërkon shqyrtim të rasteve të Arlinda Zekajt, në verifikime përfshihet edhe Inspektorati Policor

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, më 25 tetor, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar një raport të hollësishëm për mënyrën si janë trajtuar rastet e saj. Ai ka autorizuar gjithashtu analizimin e reagimit të institucioneve ndaj saj.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bëri të ditur se shqyrtimin do ta udhëheqë koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje.

Të lidhura

None found

Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, i është kërkuar të dorëzojë raport me shkrim, ku paraqitet kronologjia e rasteve.

Në raport duhet të evidentohen personat e raportuar, kualifikimi juridik i rasteve dhe prokurorët përgjegjës për trajtimin e tyre. Po ashtu, kërkohen hollësi për veprimet procedurale, kohën kur janë kryer dhe arsyet që kanë mbështetur vendimet.

Shqyrtimi do të përfshijë edhe vlerësimin e rrezikut, masat e ndërmarra për mbrojtjen e viktimës dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Gjithashtu, duhet të sqarohet se si është trajtuar shkresa e Zekajt e datës 22 tetor 2026.

Kryeprokurori i Shtetit i është drejtuar edhe Inspektoratit Policor të Kosovës, duke i kërkuar të kryejë veprime hetimore dhe verifikuese.

Inspektorati do të shqyrtojë se si janë pranuar, regjistruar, vlerësuar dhe trajtuar në polici raportimet e Zekajt. Verifikimet synojnë të përcaktojnë nëse veprimet policore kanë qenë të ligjshme, si dhe të identifikojnë përgjegjësi të mundshme individuale apo institucionale.

“Në rast se konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka deklaruar se çështja do të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë. Hapat e ardhshëm do të caktohen pasi të pranohen dhe analizohen dokumentet dhe raportet përkatëse.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

3 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

3 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago