Categories: kosovë

Kryeministri izraelit falënderon Kurtin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar nga kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, përgjigje në letrën që ia pati dërguar atij dhe kryeministrave e presidentëve të 56 vendeve të botës.

Në letër, kryeministri Kurti ka shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës mbi trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e mbrojtjes së saj.

Duke iu falënderuar për letrën, kryeministri Bennett shprehet mirënjohës që Kryeministri Kurti ka ndarë pikëpamjet e tij me të dhe me liderët tjerë botërorë lidhur me temën e rëndësishme dhe delikate të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

“Izraeli me kënaqësi do t’ju ndihmojë në ruajtjen e monumenteve me vlerë universale kulturore, si dhe do t’ju ndihmojë në përkushtimin e vëmendjes për to, si dhe për shndërrimin e tyre në një destinacion turistik. Ne kemi një përvojë të madhe me objektet tona kulturore në Izrael, e sidomos në Jerusalem, dhe atë që ne e dimë në këtë aspekt, me kënaqësi do ta ndajmë me ju,” thuhet në letër.

Në emër të Qeverisë së Izraelit, kryeministri Bennett, shprehë falënderimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

të fundit

“Së shpejti, ministrat ‘jo njeri’ do jenë normalitet”/ Rama: Vetëm hajdutët diskutojnë si do vjedhë Diella

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën. Ai parashikoi se…

28 minutes ago

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për vëllanë e “të fortit të Sukthit”

Një 41-vjeçar ka kërcënuar drejtorin e spitalit të Durrësit, Renis Mullaj. Sipas policisë, dyshohet se Vullnet Muça, vëllai i Rrumit,…

46 minutes ago

Mbretëria e Bashkuar njofton njohjen e shtetit palestinez, priten tensione me SHBA-në dhe Izraelin

Një zhvillim i rëndësishëm diplomatik pritet të ndodhë nesër, më 21 shtator, kur kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, do të…

1 hour ago

Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins…

2 hours ago

Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me…

2 hours ago

Elia Zaharia flet për divorcin me Princ Lekën: Jeta të ngre dhe të rrezon

Aktorja e njohur Elia Zaharia ishte këtë të shtunë në emisionin “ArtKand” në Top Channel, ku prezantoi librin e saj…

2 hours ago