Categories: kosovë

Kryeministri Kurti ul pagat shtesë edhe të mjekëve dhe infermierëve

Qeveria Kurti ka ulur pagat shtesë të personelit mjekësor që prej një viti po përballen me pandeminë Covid-19.

Mjekët nga 250 euro sa e kishin pagën shtesë tani do të marrin vetëm 150 euro kurse infermierët nga 150 euro sa e kishin më parë tani do të marrin 100 euro.

Këtë vendim Kurti e mori në mbledhjen e tetë të qeverisë.

“Shtesa 150 euro për sektorin shëndetësorë, për muajt prill dhe maj, 100 euro për stafin teknik dhe 100 euro për sektorin e sigurisë (policinë), për ata që kanë qenë të angazhuar për zbatimin e masave”, kishte deklaruar Hekuran Murani, ministri i Financave.

Ndaj, këtij vendimi pati shumë reagime nga opozita dhe sindikata e infermierëve të Kosovë.

Infermierët janë shprehur të pakënaqur me pagesën shtesë të cilën do ta marrin nga Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit 2020.

Sipas tyre, kjo shtesë është ofenduese për komunitetin e infermierëve.

Kurse, ish-ministri u Shendetesise, Armend Zemaj kishte thënë se pas një viti plot me rreziqe dhe sakrifica për këtë kategori, shteti po ua shkurton meritat.

Nga qeveria Hoti mjekët merrnin 250 euro në muaj, infermierët – 150 euro në muaj, stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Por, Kurt nuk e la me kaq, ai ua uli shtesat edhe pensionisëve, kështu këta të fundit do të marrin 20 më pak se muajt e kaluar.

të fundit

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën…

2 hours ago

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë…

2 hours ago

BDI ndryshon gjysmën e kryesisë në Kongresin e sotëm partiak

Në Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), delegatët miratuan përbërjen e re të kryesisë së partisë, duke…

2 hours ago

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të…

3 hours ago

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Gjatë…

3 hours ago

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit. Raportohet se…

3 hours ago