kosovë

Kreu i KQZ: Nesër nga ora 12:00 nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora.

“Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që materialet zgjedhore sonte do të pranohen gjatë gjithë natës në Qendrat Komunale të Numërimit. Për këtë arsye, puna për numërim do të nisë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë në ditët në vijim”, ka deklaruar Radoniqi.

të fundit

Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukun, Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet, presim vendimin e zbardhur nga Kushtetuesja

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu nga Kuvendi drejt mbylljes së seancës së sotme se Këshilli i…

5 minutes ago

U largua nga drejtimi i Prefekturës së Tiranës, Afrim Qendro emërohet në krye të IKMT

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Qendro, i cili deri…

12 minutes ago

Ilir Alimehmeti: Ballukut t’i hiqet imuniteti, rrugë dhe tunele po shemben…

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, shprehet se parlamenti duhet të heqë imunitetin e zv/kryeministres së pezulluar nga…

38 minutes ago

Dashuri, rikthime dhe surpriza/ Astrologia e njohur paralajmëron ndryshime të mëdha për këto shenja në Shën Valentin

Astrologia Meri Gjini, ka bërë parashikimin e horoskopit për Shën Valentinin në emisionin “Mes’dritë”, ku sipas sa, Venusi është te…

1 hour ago

Erion Braçe debat me ministren Evis Sala: Qendra shëndetësore nuk zëvendësohet me tre dhoma pa ajrim

Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti Erion Braçe ngriti shqetësimin për mbylljen e qendrës shëndetësore në rrugën Irfan Tomini, njësia…

2 hours ago

“Big Brother”/ Kristi ndërron banorët: Miri shkon te shpella, Gimbo në shtëpi

Si lider i kësaj jave i shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, Vëllai i Madh i dha dje Kristit një…

2 hours ago