kosovë

Kreu i KFOR: Pa ndërhyrjen tonë, në veri mund të kishte ndodhur një tragjedi

Komandanti i KFOR, Angelo Michele Ristuccia ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për situatën në të cilën ndodhet veriu.

Në një intervistë për “Corriere della Dera”, Ristuccia ka theksuar seAlbin Kurti ka vepruar në mënyrë të njëanshme me vendosjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat në veri.

Ai u shpreh se vendimi i Kurtit nuk ishte në përputhje me këshillat e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se autoritetet e Kosovës përdorën forcën pa u konsultuan me KFOR, çka bëri të nevojshme një ndërhyrje nga trupat e misionit të NATO-s, për të shmangur një tragjedi të mundshme.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai.

Ristuccia më tej shtoi se veriu i Kosovës pa praninë e misionitë të NATO-s, do të ishte “një tjetër vatër lufte”.

“Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato”, u shpreh ai.

Komandanti i KFOR-it duke folur për gazetën italiane, theksoi se për situatën e krijuar të dyja palët janë përgjegjëse.

“Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë “, u shpreh ai.

Mbi mundësinë e një përshkallëzimi të mundhsëm të situatës, komandanti i KFOR u shpreh se ndërhyrja e trupave të NATO-s krijoi një efekt afatshkurtër.

“Përmes veprimeve diplomatike, Serbia dhe Kosova kanë filluar sërish të bisedojnë me njëra-tjetrën. Shpresojmë që kjo periudhë kohore të përdoret për të nisur negociatat reale”, tha ai.

të fundit

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi…

9 minutes ago

EMRI/ Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në…

27 minutes ago

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…

55 minutes ago

AKU bllokon 3 ton fruta-perime dhe vendos 8 gjoba në aksion kontrolli në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…

1 hour ago

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…

2 hours ago

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…

2 hours ago