kosovë

KQZ tërhiqet/ Akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi i marrë një ditë më parë dhe të akreditojë 28 media vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale që mbahen më 12 tetor.

Vendimi u mor në një mbledhje online të mbajtur vetëm një ditë pasi shumica e anëtarëve të KQZ-së vendosën që të mos i akreditonin këto media, duke u thirrur në shqetësime se shumica nga to ishin nga Serbia ose financoheshin nga ky shtet.

Të lidhura

None found

Disa nga anëtarët ngritën shqetësime se mediat serbe mund të bënin propagandë gjatë ditës së zgjedhjeve. Por, në mesin e tyre kishte edhe media që raportojnë në gjuhën shqipe.

“Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë”, u tha në njoftimin e KQZ-së.

Disa nga këto media, që dje nuk u akredituan, kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndërkaq, gjatë mbledhjes së 9 tetorit, KQZ-ja akreditoi 29 media vendore dhe 13 ndërkombëtare me gjithsej 573 vëzhgues.

Vendimi i 9 tetorit për mosakreditimin e disa mediave nxiti reagime të ashpra nga organizatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se është i zhgënjyer me vendimin e KQZ-së për të mosakredituar mediat në gjuhën serbe.

Ndërkaq, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë mbështeti deklaratën e lëshuar nga OSBE-ja për këtë çështje, duke thënë se i bashkohet në thirrjet ndaj të gjitha institucioneve relevante që të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjitha mediat dhe të respektojnë parimet e lirisë së mediave dhe mosdiskriminimit./REL

të fundit

Praktikat në fushën penale, kreu i Shoqatës së e Prokurorëve, Gëzim Spahiu takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në…

6 hours ago

“Rruga e frikës” në Torovicë të Lezhës, shkëmbinjtë rrezikojnë jetën e kalimtarëve

Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas…

6 hours ago

“Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yeffeti”, Berisha: Rama do e falimentojë si Air Albania

Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia…

7 hours ago

“Pse nuk vepron SPAK për 21 janarin, kam dërguar provat”, “shpërthen” Artan Hoxha: Le të rrezikoj burgun, unë nuk e tregoj burimin, e kam ndarë mendjen!

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen…

7 hours ago

Lamine Yamal dënon thirrjet anti-muslimane

Lamine Yamal ka dënuar thirrjet anti-muslimane duke i cilësuar si "të papranueshme dhe të patolerueshme" gjatë barazimit pa gola të…

7 hours ago

EMRI/ Detaje nga sherri me th*ka mes të rinjve në Shkodër, policia jep detajet e para: Të plagosurit janë 19 dhe 17 vjeç, ja pse u konfliktuan

Policia jep detajet e para nga sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, të…

8 hours ago