Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.81 për qind, apo 42,235 vota. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate ka fituar 1.70 për qind, përkatësisht 14,957 vota.
Ndryshe, ndonëse procesimi i rezultateve preliminare ka përfunduar, procesi i numërimit po vazhdon edhe në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Aty po zhvillohet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Deri më tani janë numëruar mbi 26 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Rezultatet e publikuara mbeten preliminare dhe do të konsiderohen përfundimtare vetëm pas përmbylljes së të gjitha fazave të numërimit dhe certifikimit zyrtar nga KQZ.
Ambasada e SHBA në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në një njoftim në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rishpërndarë në llogarinë e tij në platformën Truth Social një artikull të The Wall Street…
Armando Broja është tronditur me vendimin e fundit të Skot Parker. Trajneri i Bërnlit vendosi që ta dërgojë në tribunë…
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënoi 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve, nga…
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu nga Kuvendi drejt mbylljes së seancës së sotme se Këshilli i…
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Qendro, i cili deri…