Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e shumën e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme, 4 milion e 800 mijë euro.
Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.
Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për sivjet është rritur për 600 mijë euro.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka thënë se me nëntë vota për është miratuar kjo pike e rendit të ditës.
Sipas tabelës së KQZ-së, shuma për Lëvizjen Vetëvendosje është 2 milionë e 52 mijë euro, derisa shuma e ndarë për shpenzime të deputetëve është 228 mijë euro. Në total, shuma e ndarë për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro.
Për PDK-në, janë ndarë 684 mijë euro, derisa shuma për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 76 mijë euro, që në total janë 760 mijë euro.
LDK-ja do të ketë në dispozicion 576 mijë euro, ndërkohë që shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve është 64 mijë euro, ndërsa totali, për LDK-në janë ndarë 640 mijë euro.
Për Listën Serbe janë ndarë 324 mijë euro. Shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.
AAK-së i janë ndarë 288 mijë euro, derisa për shpenzime të deputetëve 32 mijë, apo në total 320 mijë euro.
Pjesa tjetër e Fondit i takon partive të vogla minoritare që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës.
Humbja e Shpat Kasapit vijon të lërë gjurmë të thella tek njerëzit që e deshën më shumë, veçanërisht tek ish-bashkëshortja…
Henrik Hoxhaj, në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Posaçme, ka rrëfyer me detaje mënyrën se si u organizua dhe…
DJ Gimbo ka folur hapur për marrëdhënien e ngushtë që ka me Gjestin, një raport që sipas tij shkon shumë…
Mëngjesin e sotëm, është përmirësuar gjendja shëndëtësore e berberit 30-vjeçar që mbeti i plagosur aksidentalisht në atentatin në Lezhë. 30-vjeçari…
Vazhdojnë shpenzimet e çmendura të Liverpulit në merkato. Pas merkatos së verës në të cilën anglezët shpenzuan gati 500 milionë…
Majorka triumfoi me rezultatin 4 me 1 ndaj Sevijas, ku protagonist në dy gola ka qenë Vedat Muriqi. Ylli nga…