kosovë

Kosovë/ Situata në veri rrezikon procesin e rregullt të regjistrimit

Ekzistojnë parakushte reale që procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të dështojë në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – thonë zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Me vendimin e Qeverisë së vendit, është caktuar që procesi i regjistrimit të nisë më 1 nëntor, në tërë territorin e Kosovës.

Të lidhura

None found

Ilir Berisha, zëvendëskryeshef i ASK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në veri, e cila muajve të fundit është karakterizuar me tensione dhe trazira, lë pak hapësirë ose fare për të shpresuar se procesi i regjistrimit atje do të mund të realizohet.

Për më shumë, sipas tij, rekomandimet nga Agjencia evropiane e Statistikave – Eurostat, por edhe baza ligjore e Kosovës thonë se regjistrimi i popullsisë nuk realizohet në situata të veçanta, në zonat ku ka trazira në një periudhë jo më pak se gjashtë muaj para regjistrimit.

Sipas Nenit 22 të Ligjit për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, “situatat e veçanta” përfshijnë zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorët e jashtëm.

Ligji përcakton që “në raste të jashtëzakonshme, data e regjistrimit të rishikohet”.

Në këtë kontekst, Berisha thotë se janë dy alternativa – që procesi i regjistrimit të zbatohet në gjithë Kosovën, përveç veriut, ose që procesi të shtyhet në tërësi për një periudhë tjetër.

“Ekzistojnë gjasat e mëdha që të shtyhet regjistrimi. Një prej arsyeve është situata në katër komunat veriore. Vendimin e merr Qeveria [e Kosovës]. Ne i kemi cekur [arsyet], por nuk i kemi dërguar [ende] në qeveri. E kemi të gatshëm dokumentin, që këto janë çështje që duhet pasur parasysh”, thotë Berisha./REL

të fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit anulon vizat e të huajve që kryejnë krime ose rrezikojnë sigurinë kombëtare

Departamenti Amerikan i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë…

5 minutes ago

Filipçe: LSDM-ja do ta rikthejë në Kuvend propozimin për pagë minimale prej 600 eurosh

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se partia e tij do ta dorëzojë sërish në…

5 minutes ago

Egnatia tregon forcën në shtëpi në Europë, sulmi i Dedes synon tjetër paraqitje spektakolare

Egnatia - Shamrock Rovers Pavarësisht kalibrit të rivalit, Egnatia ka ditur të dhurojë spektakël në “tempullin” e saj [...]Read More...

11 minutes ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”, çmimi kryesor i Airport Honour…

22 minutes ago

Netanyahu: No steps for Gaza without Hamas’s complete disarmament, Israel denies approving foreign forces

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka mohuar se vendosja e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës…

23 minutes ago

Shooting in Shkodër/ Suspected perpetrator identified, argument between neighbors began over…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër, ku për pasojë mbeti i…

24 minutes ago