Ekzistojnë parakushte reale që procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të dështojë në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – thonë zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Me vendimin e Qeverisë së vendit, është caktuar që procesi i regjistrimit të nisë më 1 nëntor, në tërë territorin e Kosovës.
Ilir Berisha, zëvendëskryeshef i ASK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata në veri, e cila muajve të fundit është karakterizuar me tensione dhe trazira, lë pak hapësirë ose fare për të shpresuar se procesi i regjistrimit atje do të mund të realizohet.
Për më shumë, sipas tij, rekomandimet nga Agjencia evropiane e Statistikave – Eurostat, por edhe baza ligjore e Kosovës thonë se regjistrimi i popullsisë nuk realizohet në situata të veçanta, në zonat ku ka trazira në një periudhë jo më pak se gjashtë muaj para regjistrimit.
Sipas Nenit 22 të Ligjit për regjistrimin e popullsisë në Kosovë, “situatat e veçanta” përfshijnë zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorët e jashtëm.
Ligji përcakton që “në raste të jashtëzakonshme, data e regjistrimit të rishikohet”.
Në këtë kontekst, Berisha thotë se janë dy alternativa – që procesi i regjistrimit të zbatohet në gjithë Kosovën, përveç veriut, ose që procesi të shtyhet në tërësi për një periudhë tjetër.
“Ekzistojnë gjasat e mëdha që të shtyhet regjistrimi. Një prej arsyeve është situata në katër komunat veriore. Vendimin e merr Qeveria [e Kosovës]. Ne i kemi cekur [arsyet], por nuk i kemi dërguar [ende] në qeveri. E kemi të gatshëm dokumentin, që këto janë çështje që duhet pasur parasysh”, thotë Berisha./REL
Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të…
Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj tha se, kryeministri Edi Rama drejton qeverinë më hajdute të Europës. Në një…
Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona…
Lim Hoti ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një bisedë me Benitën, gjatë së cilës ka ndarë disa detaje nga jeta…
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës, ku kanë mbetur të lënduar katër…
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend për fillimjavën. Sipas të dhënave, në të gjitha…