kosovë

Kosovë/ SHBA dhe BE bëjnë thirrje të përmbyllet e procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, dhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, shprehen të zhgënjyer të shtunën me shtyrjen e procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Kosovës. Ata bënë thirrje për ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në vend. Komentet e tyre janë bërë gjatë konferencës vjetore të prokurorëve, ku u theksua se viti i kaluar ka qenë sfidues për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Dy vjet më parë, mendoj se kam qenë pikërisht në këtë vend dhe kam kërkuar, kam bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në merita për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit.

Po e përsëris këtë kërkesë sërish dhe me keqardhje që po e bëj dy vite më pas”, tha ambasadori amerikan Hovenier.

“Kjo zgjidhje e përkohshme me ushtrues detyre nuk duhet të stërzgjatet.

Situata aktuale po ndikon negativisht në sistemin prokurorial dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij për të garantuar vendosjen e funksioneve të nevojshme menaxhuese”, tha zoti Szunyog.

Në tetor të vitit të kaluar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e miratoi zgjedhjen e Blerim Isufajt në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të siç tha atë kohë “disa shkeljeve ligjore” ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës i hodhi poshtë arsyetimet e presidentes si të pabazuara dhe tendencioze.

Blerim Isufaj ishte përzgjedhur kandidat për të udhëhequr Kryeprokurorinë e Shtetit nga Këshilli Prokurial dhe ishte në pritje të miratimit që nga muaji prill i vitit 2022.

Vitin e kaluar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, akuzoi kandidatin për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, si kundërshtues të politikave të pushtetit të ri. Zyrtarë qeveritarë kritikuan prokurorët për zvaritje në procesin e ndjekjes penale të autorëve të sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar ndaj policisë së Kosoëvs në veri.

“E di se është frustruese e nganjëherë edhe ofenduese, të përballesh me kritika për punën që po e bën dhe që po e bën mirë, jo vetëm nga publiku por edhe nga udhëheqësit e degëve të tjera të qeverisë që gjithashtu kanë përgjegjësi të mbrojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Kosovën.

Dua të theksoj se përballja me këto kritika dhe moslejimi që ato tu pengojnë të përmbushni betimin tuaj para ligjit është shumë i rëndësishëm, ju duhet ta ruani pavarësinë tuaj e të vazhdoni të kryeni mandatin tuaj me profesionalizëm”, tha ambasadori Hovenier.

“Pavarësia e prokurorisë është e panogicueshme dhe siguron që vendimet po merren në bazë të ligjit dhe pa asnjë ndikim të jashtëm e të brendshëm.

Kohëve të fundit kam vërejtur në media deklarata nga qeveria me kritika për prokurorët dhe gjyqtarët.

E kam kritikuar publikisht këtë duke theksuar rëndësinë thelbësore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave”, tha ambasadori Szunyog.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi, tha se puna dhe imazhi i këtij institucioni po dëmtohen nga procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri. Ai tha se përgjatë vitit 2023 zyra e tij ka pranuar 52 mijë e 93 raste, nga të cilat ka përmbyllur 41 mijë e 973.

“Në mesin e këtyre rasteve një rëndësi të posaçme e ka puna rreth rasteve të korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Prokurori i Shtetit në vitin 2023 ka pranuar në punë një mijë e 182 raste me dy mijë e 192 persona dhe nga to ka përfunduar 920 raste me një mijë e 622 persona.

Ndërsa te krimet ekonomike kemi përfunduar 446 raste me 583 persona.

Dua të tërheq vëmendjen se ne duhet të jemi më proaktiv sa i përket rasteve të korrupsionit, sidomos atij të nivelit të lartë, sepse pasojat e korrupsionit për shoqërinë janë shumë të mëdha”, tha zoti Kelmendi.

Një anketim i zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, flet për një rritje të lehtë të knaqshmërisë së qytetarëve me punën e Prokurorisë./VOA

Tags: Bekosove

të fundit

Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt

Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin…

10 minutes ago

Vlera e re e vendos krah Ismajlit, Medon Berisha shton miliona euro në treg

Medon Berisha është njohur sot me vlerën e tij të re në tregun e “transfermarkt”. Mesfushori i Kombëtares vlerësohet tashmë…

16 minutes ago

Nëna e Benitës nuk e pëlqen Toneyn për dhëndër – i kërkon të largohet edhe nga Big Brother

Një moment emocional ndodhi në Big Brother VIP Kosova 4, kur nëna e Benita Zenës, hyri në shtëpi për t’i…

19 minutes ago

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

Mediat proqeveritare dhe tabloidet në Serbi po zhvillojnë një fushatë dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e Kosovës me sistemin kundërtank…

23 minutes ago

Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

35 minutes ago

FOTO/ A po martohet Blero për herë të tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg.…

40 minutes ago