kosovë

Kosovë, LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.

Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.

“Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari.

Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por në këtë takim nuk ishte arritur një marrëveshje politike se si të zhbllokohet procesi për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan.

PDK-ja dhe AAK-ja po i kërkojnë LVV-së ta ndërrojë kandidaten duke e konsideruar Haxhiun si figurë jounifikuese.

Të premten është tentimi i gjashtë për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit, që nisi më 15 prill.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.

Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët./rel

Tags: kosoveLVV

të fundit

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën

Gjykata e Posaçme lë në burg Loran Dushën që u ekstradua dy ditë më parë nga shteti i Zimbabveve në…

11 minutes ago

Samiti i SEECP në Tiranë/ Hasani: Zgjerimi i BE-së jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë

Ditën e sotme, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mbajti fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të…

24 minutes ago

Ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi që u mbyt në lumin Mat

I riu në foto është  22-vjeçari Klajdi Elezi, i cili fatkeqësisht humbi jetën diten e djeshme në lumin Mat pranë…

40 minutes ago

‘Do të bëj bllok’/ U kritikua nga ai, Justin Bieber i jep fund publikisht miqësisë

Ylli i popit Justin Bieber ndau rrugët me një mik pasi sipas tij, ai e sulmoi. Këngëtari shkroi në Instagram…

43 minutes ago

Ngjarja e rëndë në Itali/ Zbardhet dëshmia e 55-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse e ndodhur mbrëmjen e së shtunë në Tolentino, në zonën…

49 minutes ago

Sherri mes Xhenetës dhe Kaderit thellohet: Më kërcënoi i dashuri i saj në telefon

Raporti i dikurshëm mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Kader Kicaj, duket se ka marrë…

53 minutes ago