Në Leposaviç është arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në rajonin e Gjakovës.
Përmes një njoftimi, Polica tha se ndaj të dyshuarit, i nacionalitetit serb, më 20 qershor Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal.
Policia tha se arrestimi u krye në bazë të një plani taktik, të realizuar në bashkëpunim me agjentët e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Të dyshuarit, me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisur shtëpia në Leposaviç ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante, të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore”, u tha në njoftim.
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…