UPDATE / Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes rreth orës 19:00, në afërsi të Sllatinës në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Kosovë, nga ku raportohet se një automjet është rrokullisur në rrugë. Në automjet mësohet se ndodheshin pesë persona.
Një grua rreth 50 vjeç ka humbur jetën ndërsa një tjetër grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pritet të hyjë në operacion, ka konfirmuar për Gazetën Express mjekja kujdestare në Emergjencën e ShSKUK-së, Dafina Rushiti.
None found
Vetura që nuk dihet akoma se nga kush drejtohej, humbi kontrollin duke shkaktuar një vdekje dhe lëndimin e personave brenda saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Gazetën Express se autoritetet dolën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Në vendin e ngjarjes dolën disavetura të policisë dhe për disa orë në atë zonë u vështirësua qarkullimi i automjeteve.
“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”, ka deklaruar ai.
Maroku ka vendosur t’i vendosë emrin e presidentit amerikan Donald Trump një prej autostradave më të rëndësishme të vendit, një…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton alternativa të reja për të rritur presionin ndaj Iranit, ndërsa operacionet ushtarake…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro,…
Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Nga e enjtja, gjatë…
Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kundërshtuar Projektligjin për Pronën Publike, duke kërkuar që komunat të vazhdojnë të njihen…
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në…