kosovë

Kosova shpenzoi 2.2 miliardë euro për subvencionimin e energjisë

Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbajtur çmimin e energjisë të ulët. Nga këto 2.2 miliardë euro, vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra. Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ta mbajtur këtë çmim të ulët, sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute dhe OECD (2025). Megjithatë, analiza tregon se pjesa më e madhe e kësaj ndihme nuk përfitohet nga familjet e varfra, por nga ato që nuk kanë nevojë për të.

“Kur thonë që rryma tek ne është e lirë, dijeni që çmimin real të rrymës janë duke e pagu shtresat më të varfëra”, tha Agron Demit nga Atlas Institute.

Kosova ka shpenzuar gjithsej 2.2 miliardë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë përmes çmimeve të ulëta. Mbështetja fiskale dhe kreditore ka arritur në 608 milionë euro, prej tyre: Vetëm 9.2% e subvencionimit të fshehur përfitohet nga familjet më të varfra.

Pjesa dërrmuese (mbi 90%) përfitohet nga familjet më të pasura dhe bizneset, për shkak se tarifat ishin të njëjta për të gjithë. Krahasimi rajonal – Mbështetja publike për energji (% e PBB-së):

Shteti, Subvencione të fshehura; Mbështetje direkte buxhetore

Raporti nënvizon se kjo qasje e subvencionimit të përgjithshëm, në vend të ndihmës së synuar për kategoritë në nevojë, thellon pabarazitë sociale dhe financiare. Në vend që të ndihmohen ata që realisht nuk mund të përballojnë faturat e energjisë, politika e tarifave të rregulluara i ka përfshirë të gjithë – duke përfituar më së shumti ata që mund të paguanin vetë.

“Burimi: Atlas Institute & OECD, 2025 Të dhënat janë marrë nga analizat për periudhën 2018–2023”.

Të dhënat kryesore (2018–2023)

2.2 miliardë euro janë shpenzuar gjithsej për subvencionimin e tarifave të energjisë.

Vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra.

Mbi 90% e subvencioneve përfituan familjet e pasura dhe bizneset, për shkak të tarifave të barabarta për të gjithë konsumatorët./ Monitor

të fundit

Po fejohet? Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet…

3 minutes ago

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka…

8 minutes ago

Papa Leon takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

Papa Leo ka pritur ditën e sotme në një takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo,…

38 minutes ago

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vra*je

Policia greke, në kuadër të përforcimit të masave në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë), kanë kapur një shtetas…

58 minutes ago

Vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Zbardhen detaje: Autorët dyshohet se i bënë pritë viktimës, u futën në makinën e tij duke u prezantuar si policë

Vijojnë të zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet pranë…

1 hour ago

VIDEO/ Shembet ndërtesa 2-katëshe në zemër të Thethit, IKMT: Ndërtim pa leje!

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka publikuar një video të shembjes së një objekti 2-katësh të ndërtuar në fshatin…

2 hours ago