kosovë

Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza

Edhe pse shumë larg me kilometra, punëtorët aziatikë, posaçërisht qytetarë nga Bangladeshi ia kanë mësyrë me të madhe Kosovës për të punuar në sektorin privat, sa që nuk po arrijnë të procedohen aplikimet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Mediat në Kosovë kanë komunikuar me disa qytetarë të interesuar dhe me Ambasadën e Kosovës në Bangladesh, ku këta të fundit janë përgjigjur se janë detyruar të shtyjnë fillimin e marrjes së aplikimeve të reja për viza punësimi për kategorinë “D’’ deri në mars.

Të lidhura

None found

Komunikimi mes Ambasadës dhe aplikuesit

“Ne parashikojmë që në fillim të marsit të fillojmë me procedurën e re të vizave duke përfshirë listën e dokumenteve të reja dhe udhëzimet e reja”- shkruan në përgjigjen që ia ka kthyer Ambasada një ndërmarrësi të interesuar nga Kosova që të punësojë punëtorë nga Bangladeshi.

Të njëjtit aplikues, në nëntor Ambasada fillimisht i kishte kthyer përgjigje që nuk mund t’ia pranojë kërkesën për termin  për aplikim pune, pasi që Ambasada nuk ka termine të lira deri mbas 25 janarit.

Bazuar në përgjigjen e Ambasadës, ata kishin thënë që në fillim të janarit do të lëshojnë një njoftim të ri me procedura të reja, më efikase dhe më të shpejta aplikimi, të cilat do të përmisiojnë procedurën e aplikimit dhe dukshëm të shkurtojnë kohën e përgjigjeve.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është publikuar në faqen e misionit diplomatik në Bangladesh.

E, as vetë ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Viza e tipit “D” është afatgjatë. Këto viza kërkohen për qëndrime që tejkalojnë periudhën tre mujore. Mes të tjerëve për këtë vizë mund të aplikojë një punonjës që do të punojë në një biznes në Kosovë ose për punësim sezonal.

Viteve të fundit nën arsyetimin se ka mungesë të fuqisë punëtore në sektorin privat ka nisur ky trend i punësimit të qytetarëve nga Azia Jugore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë që deri më tani në Kosovë kanë ardhur rreth 500 punëtorë nga Bangladeshi, të cilët Kosovën po e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim.

“Në Kosovë kemi treg të çrregulluar, punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera… Këta (punëtorët nga Bangladeshi)  nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”- është shprehur Azemi.

të fundit

Pjesëtarë të FSK-së trajnohen për intervenime në Kroaci

Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnimin…

6 minutes ago

Erion Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do të ngrihet edhe në PE! Të diskutohet gjatë negociatave për anëtarësimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Veliaj ka shpërndarë fjalën e eurodeputetit italian…

11 minutes ago

Pushimi mjekësor në Maqedoninë e Veriut, nga 1 dhjetori kontrolle shtesë për zgjatjen pas pesë ditësh

Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi kriteret e reja për marrjen e pushimit mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë…

16 minutes ago

North Macedonia cuts fuel prices

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…

24 minutes ago

Mickoski: Bar exam will not be held entirely in Albanian; Macedonian remains the language of the judicial system

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

24 minutes ago

“Albanian Files”, Berisha akuzon Ramën për korrupsion dhe dyshon se SPAK do ta ndëshkojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, që lidhet me…

25 minutes ago